Te ndryshme

Gjërat që (mbase) nuk i dinit për veshjet

Si lindi moda e nuseve me të bardha? Çfarë lidhje kanë reçipetat me kostumet e astronautëve? Ja disa nga kuriozitetet që i përkasin botës së veshjeve

Rroba banje “bombë”

Shpikësi i bikinit modern, Louis Réard, i quajti kështu në nder të ishullit Atoll të Paqësorit, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënin testet nukleare: e dinte se shpikja e tij do të bënte bujë të madhe….ashtu si bomba atomike. Edhe pse menjëherë pas debutimit, bikinit u ndaluan në Belgjikë, Spanjë dhe Australi, dhe u deklaruan të padenja nga autoritetet e Vatikanit.

Astronautët dhe reçipetat

Kostumet hapësinore të veshura nga Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin për uljen në Hënë në vitin 1969, u krijuan nga Playtex, agjencia e famshme e prodhimit të reçipetave: projekti i tij i veshjes ultrarezistente, ishte ai që bindi më shumë NASA-n.

Revistat vetëm për meshkujt

Revista e parë e modës u publikua në Francë në vitin 1678 dhe u quajt “Le Mercure Galant”, ku trajtoheshin argumente të ndryshme mbi kostumet dhe u drejtohej vetëm…meshkujve. Revista e modës për femra doli pas 16 vitesh.

Nusja me të zeza

Përpara martesës të mbretëreshës Viktoria në vitin 1840, e bardha ishte një ngjyrë tradicionale që lidhej me zinë. Por fotot e saj pranë princit Albert të Saksonisë, bënë xhiron e botës dhe shumë shpejt e bardha për nuset u kthye në modë.

Lindja e bokserave

Kjo ngjarje i përket vitit 1925. Jacob Golomb, themeluesi i shoqërisë së prodhimit të pajisjeve të boksit “Everlast”, në atë kohë, vendosi se kishte ardhur ora për të ndryshuar dizajnin e pantallonave të shkurta që vishnin boksierët, duke i zëvendësuar ato me llastik në krye dhe me përbërje më elastike dhe fleksibile. Kështu lindën zyrtarisht bokserat e meshkujve, të cilat përdoren gjerësisht edhe në ditët e sotme.

Perizomat

Perizomat, apo lidhëset moderne të trupit, u krijuan si pasojë e politikës së Fiorello La Guardia, kryebashkiakut të dashur të Nju Jorkut, i cili ua urdhëroi balerinave të klubeve të natës, në vitin 1939, në mënyrë që të ishin më pak të zhveshura.

Meshkujt me taka

Takat e para të larta visheshin si nga femrat, ashtu edhe nga meshkujt. Meshkujt i vishnin, sepse takat i lejonin një stabilitet më të madh kur qëndronin mbi kuaj, duke i mbajtur këmbët të sigurta në rrugët qorre. Por kjo modë u shua në vitin 1740.

Minifundet koreane

Në Korenë e Jugut deri në vitin 2006 qe aktiv një kontroll special i policisë – detyra ishte verifikimi i gjatësisë së fundeve të femrav. Atyre me funde të shkurtra i vendosnin gjobë, në rastet më ekstreme edhe i burgosnin.

Butikët romanë

Historianët kanë rënë dakord se qendra tregtare e parë për të cilën janë gjetur gjurmë, ishin tregjet e Trajanit, të ndërtuara në Romën e lashtë, në mes viteve ’98 dhe ‘117 pas Krishtit, në kohën e perandorit Trajan. Në to gjendeshin mbi më shumë se 150 dyqane me veshmbathje, që tregtonin edhe erëza.

Ushtarët pa çorape

Ushtria ruse filloi të vishte çorape vetëm në vitin 2007. Më parë, ushtarëve u kërkohej të vendosnin copa stofi në këmbët e tyre përpara se të vishnin këpucët e betejës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button