Ekonomia

Udhëtim në Prespë me pjesëmarrësit e Konferencës Kombëtare të Turizmit

Pas përfundimit të Konferencës Kombëtare për Turizmin në Zonat e Mbrojtura që u mbajt ditën e djeshme në qytetin e Korҫës, organizatorët e konferencës, përfaqësues të ministrisë së Mjedisit, ata të AKZM dhe perfaqesues të organizmave ndërkombëtarë në vendin tonë, zhvilluan një guidë turistike në Liqenin e Prespës si një atraksion I veҫantë për turizmin natyror, historik dhe kulturoë.

Ndalesa e parë ishte Qëndra e Informimit për vendet dhe objektet turistike të zonës. Një qëndër model për nga  organizimi dhe paistjet për një guidë profesionale. Aty  janë investuar  70 mije euro nga KfË. Gjithashtu, është  investuar edhe në sinjalistikë dhe hapjen e shesheve të pushimit për mjetet që sjellin vizitorët.

Drejtori ADZM, Korҫë, Mihallaq Qirjo, tha për ATSH-në se ”janë përgatitur 14 guida turistike, ku udhëheqës të tyre janë  banorë te zones.  Paisja e këtyre guidave me udhërrëfyes të specializuar në fushat e mjedisit dhe të prespa1historisë ne disa gjuhë të huaja, ka bërë që vizitorët e shumtë të mbeten të kënaqur me premtimin se do ta vizitojnë përsëri Prespën”.  Me gjithë motin me shi, udhëtimi po vazhdon në ishullin e Maligradit ku ndodhen objekte kulti dhe dëshmi të historisë së një qytetërimi të vjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button