Home / Keshilla / Turizmi: 8 suveniret që mund t’ju çojnë në burg nëse tentoni të kaloni kufirin

Turizmi: 8 suveniret që mund t’ju çojnë në burg nëse tentoni të kaloni kufirin

Nëse do të përpiqeshit të kalonit kufirin me këto produkte në SHBA, punonjësi i doganës do t’jua bënte me shenjë të ndalonit dhe do t’ju vinte një gjobë

PURO

Nëse francezët kanë shprehjen e famshme “klienti është mbreti”, për turistët në të gjithë botën nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë disa suvenire që u janë ndaluar turistëve t’i marrin me vete në shtëpi, në disa raste edhe për shkak të shtetit të origjinës. Nëse i drejtoheni një agjencie turistike, do t’ju thonë: “Përshëndetje, ja cilat janë tetë suveniret që s’mund t’i çoni në shtëpi”.

1. Imitimet

Nëse keni premtuar se do të merrni me vete ndonjë çantë “origjinale” dhe firme nga një vend, ku prodhimi i imitimeve është i përhapur, bëni mirë ta tërhiqni mbrapsht fjalën e dhënë. Imitimet janë suvenire të ndaluara, po ashtu edhe riprodhimet pirate të filmave të famshëm. Gjobat për ata që tentojnë të marrin këto suvenire me vete shkojnë deri në qindra dollarë.

2. Gëzof maceje dhe qeni

Ju mund të mos jeni në dijeni se kompani të papërgjegjshme dhe të dhëna pas fitimit po ju shesin peliçe të bëra me gëzof qeni apo maceje! Ky fenomen është veçanërisht i përhapur në Kinë dhe Rusi, për këtë arsye gjoba deri në 3000 dollarë vihen për ata që përpiqen të kalojnë kufirin me gëzofin. Gjoba mund të shkojë deri në 10 mijë dollarë.

3. Organet e kafshëve

Qeveria amerikane i ka ndaluar suveniret që përmbajnë mushkëritë e deleve. Organet e kafshëve të përdorura në një gjellë karakteristike të Skocisë, ndonëse shumë të shijshme, nuk mund të importohen.

4. Molla “ake”

Nëse keni udhëtuar drejt Xhamajkës dhe keni provuar mollët e pabëra “ake”, atëherë patjetër keni dëshiruar të sillni magjinë e tyre në shtëpinë tuaj. Por kjo nuk është e mundur. Arsyeja? Fruta kombëtare e Xhamajkës është gati helmuese, nëse nuk përgatitet në mënyrën e duhur. Për të shmangur gjobën prej 300 dollarësh për përpjekjen për ta kaluar frutën dhe gjobën prej 500 dollarësh nëse e përsërisni për të disatën herë, lëreni frutën aty ku ka shtëpinë.

5. Pija “Ebsinth”

Pija “Ebsinth” është një pije me përmbajtje të lartë alkoolike e bërë nga gjethet dhe lulet eArtemisia absinthium. Nëse nuk keni konsumuar mjaftueshëm nga kjo pije në qytetin e Pragës, duhet të mendoheni dy herë përpara se të vendosni ta merrni me vete. Pija nuk është e lejuar të merret me vete, por shishja e saj është e mundur të dërgohet në shtëpi si suvenir.

6. Daullet haitiane me lëkurë kafshe

Daullet haitiane janë të lidhura me sëmundje bakteriale që merren nga lëkura e kafshëve dhe sëmurin lëkurën e mushkëritë. Për këtë arsye, ato janë të ndaluara për eksport, për arsye shëndetësore dhe për të parandaluar sëmundje, të cilat janë shumë të rrezikshme.

7. Vezët “Kinder” surprizë

Mesa duket fëmijët amerikanë nuk mund ta bëjnë të gjithë dallimin mes çokollatës me qumësht dhe plastikës së verdhë, që është edhe arsyeja përse këto vezë janë të ndaluara nga qeveria amerikane. Nëse provoni të kaloni kufirin me të, do të merrni një gjobë prej 2500 dollarësh.

8. Purot kubane

Sigurisht, një nga artikujt më të dëshiruar dhe të ndaluar për t’u marrë me vete janë purot kubane. Nëse tentoni t’i merrni me vete në rrugën e kthimit për në shtëpi, mund të rrezikoni marrjen e një gjobe 55 mijë dollarë dhe dënim me burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.