Home / Europa / BE parashikon sanksione të reja kundër Rusisë

BE parashikon sanksione të reja kundër Rusisë

BrukselSanksione të reja evropiane kundër Rusisë do të miratohen sot gjatë një samiti në Bruksel në kuadër të përkeqësimit të situatës në Lindjen rebele dhe frikës për një pushtim rus.

”Këto sanksione duken shumë të mundshme”, bëri të ditur dje një burim diploamatik.
Sipas këtij burimi, shtetet anëtare kanë përgatitur një sërë masash të reja, veçanërisht bllokimin e programeve në Rusi ndërmarrë nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
”Bisedimet do të përqendrohen gjithashtu për të shtuar emra të rinj në listën e sanksioneve”, shtoi burimi.
SHBA-ja sugjeroi dje në mbrëmje se mund të ashpërsonte njëanshmërisht sanksionet kundër Rusisë nëse Bashkimi Evropian nuk do ta ndiqte në punën e saj për të bindur Moskën mbi Ukrainën.
Vetë Ukraina kërkoi dje sanksione të reja evropiane kundër Rusisë, akuzuar se po mbështet separatistët

Leave a Reply

%d bloggers like this: