ParlamentarePolitika

Kuvend, Berisha: Studentët shpallën non grata Ramën dhe qeverinë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në seancën parlamentare, e ka cilësuar si hipokrit pr/ligjin e qeverisë për shoqërinë civile.

“Sot parlamenti është në një seancë hipokrizie. Shoqëria civile është pothuajse inekzistente në këtë vend”, ka thënë Berisha, i cili në vijim të fjalimit të tij ka përmendur edhe rastin e sulmit me vezë ndaj kryeministrit Rama.

“Rasti tek Shkencat Sociale është dëshmi flagrante e terrorit shtetëror ndaj studentëve. Studentët shpallën non grata kryeministrin dhe qeverinë e tij. Ata që kanë keqtrajtuar studentët të ndëshkohen në mënyre shëmbullore”, ka thënë Berisha.

Më tej ai ka përsëritur ndaj qeverisë edhe akuzat për vjedhje. “Janë porositur 3 Benza të blinduar, të paktën 700 mijë euro secili. Në qeverinë time kishte vetëm një Benz të blinduar që e përvetësoi Edi Rama”, ka thënë Berisha.

“Po vidhet masivisht dhe nuk po bëhet asnjë punë publike”, ka shtuar ish-kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button