Ekonomia

Petronas zyrtarizon: Jemi të interesuar për projektin TAP dhe TANAP

aaaaKompania e mirënjohur malajziane Petronas ka shprehur publikisht interesin në marrjen pjesë në projektet e gazit azer, TAP dhe TANAP, të cilat janë hallkat kryesore të Korridorit Jugor të Gazit, që e sjell atë në Evropë.

Zainal Abidin Zainudin, drejtori i Petronas për Azerbajxhanin, bëri të ditur për këtë vendim, gjatë një Konferencë Vjetore në Baku. Ai tha se çështja do të diskutohet me të gjithë pjesëmarrësit e këtyre projekteve. “Ne jemi duke marrë parasysh hyrjen në këto projekte, por nuk ende nuk ka një marrëveshje të sigurt”, ka thënë Zainudin.

Projekti TANAP parashikon transportin e gazit të fushës Shah Deniz të Azerbajxhanit nga kufiri Gjeorgjiano-turk në kufijtë perëndimore të Turqisë. Kostoja totale e projektit është vlerësuar në 10 miliardë dollarë. Aktualisht, aksionerët e TANAP janë: SOCAR – 58 për qind, Botas – 30 për qind dhe PB – 12 për qind.

Nga ana tjetër, projekti tjetër ku Petronas shfaqi interes është ai TAP. Tubacioni 878 km i gjatë do të lidhë me TANAP në kufirin turko-grek në Kipoi, që kalon edhe në Greqinë dhe Shqipërinë, në Detin Adriatik, para se të vijnë në breg në Italinë e Jugut.

Aksionarët e TAP-it përbëhet nga BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Statoil (20 për qind), Fluxys (19 për qind), ENAGAS (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind).

Muajin e shkuar, kreu i SOCAR mohoi se Petronas kishte interes në këto projekte. “ Petronas nuk na ka informuar zyrtarisht në ka interes për të marrë pjesë në projektin TAP. Askush nuk zhvilloi negociata me SOCAR në këtë drejtim.”, pohoi Abdullayev.

Petronas është themeluar në vitin 1974, e kryen biznes në 35 vende. Aktualisht, Petronas sjell rreth 40% të të ardhurave në vend. Kompania është kthyer në një simbol të njohur ndërkombëtarisht për vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button