☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,735 ▲0.75%
DOW 52,447 ▲0.16%
NASDAQ 26,535 ▲1.4%
NAFTA 99.86 ▼1.87%
ARI 4,074 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,690 ▲ +0.78% ETH $2,346 ▲ +1.17% XRP $1.3238 ▲ +2.15% SOL $101.1500 ▲ +0.58%
S&P 500 7,735 ▲0.75 % DOW 52,447 ▲0.16 % NASDAQ 26,535 ▲1.4 % NAFTA 99.86 ▼1.87 % ARI 4,074 ▲0.88 % S&P 500 7,735 ▲0.75 % DOW 52,447 ▲0.16 % NASDAQ 26,535 ▲1.4 % NAFTA 99.86 ▼1.87 % ARI 4,074 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kronika

Çimka në zyrën e Presidentit u zbulua pas… rrëzimit të abazhurit?

Dje u përfol se në zyrën e Presidenit të Republikës janë zbuluar përgjues.

Nuk dihet kur janë vendosur këta përgjues dhe nga kush, por presidenti Nishani kishte shprehur më shumë se njëherë shqetësim se përgjohej, madje edhe në jetën e tij private.

Dje në media u përhap lajmi që presidenti ka arritur të zbulojë çimkën në zyrën e tij të punës dhe se pas kësaj ai ka pezulluar  shefin e sigurisë së tij, Krenar Ahmeti.

Ahmeti njihet si një personazh kontrovers, madje aktualisht ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave Psikologjike.

Dikur ish-oficeri i policisë shtrihej poshtë makinave për të ndaluar organizimin e protestave anti-Berishë.

Nuk dihet nëse përgjuesi është vendosur nga stafi, i cili është tërësisht i transferuar nga PD pas humbjes së zgjedhjeve në qershor 2013, apo nga të tjerë jashtë Presidencës.

Në mediat afër PD, ka qarkulluar sot versioni i dytë, që pezullimi i Ahmetit nuk ka të bëjë me zbulimin e çimkës, por me një konflikt verbal me fyerje brenda ambjenteve të Presidencës mes Ahmetit dhe zëvendësit të tij Hazbi Pëllumbi.

Por burime brenda Presidencës bëjnë me dije se një aparat përgjues është zbuluar dhe se rrethanat e zbulimit të tij kanë qenë rastësore.

Çimka është zbuluar pasi abazhuri i zyrës presidenciale është shkëputur dhe ka rënë, – raporton Dita.

Megjithëse përgjimi i Presidentit është një akt i rëndë, Nishani nuk ka njoftuar ende se ka bërë denoncim.

Më herët ai është shprehur që nuk ka besim te Prokuroria.

Një hetim i mundshëm ndoshta do zbulonte detaje nga përgjimet që ka regjistruar aparatura e zbuluar. / Dita /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.