Home / Keshilla / Disa gjeste të thjeshta për të larguar dhimbjen e stomakut

Disa gjeste të thjeshta për të larguar dhimbjen e stomakut

Woman with stomach achePër te mos shkuar menjëherë tek mjeku ka disa mënyra te thjeshta për te qetësuar dhimbjen e stomakut. Ja cilat janë ato.

Mbajeni me te ngrohta stomakun

Kur keni dhimbje vendosni një shishe me ujë te ngrohte ose diçka tjetër tek pjesa e barkut. Mund te bëni edhe dush me ujë te nxehte. Dhimbja do ju qetësohet.

Përdorni suplemente me baze bimësh

Edhe pse ende nuk është vërtetuar plotësisht, mendohet se vajrat e mentës apo edhe te qimnonit (cumin) mund te qetësojnë stomakun.

Kujdes me ushqimin

Nëse ndërkohë qe ju dhemb stomaku keni edhe gazra duhet te largoni nga vaktet brokolin, qepet, lakrën e Brukselit, lulelakrën, bukën e grurit, pjeshkën dhe kumbullën.

Kujdes me produktet e qumështit

Kur keni dhimbje stomaku ose shmangni këto produkte ose gjeni te tilla me pak laktozë.

Përgatisni një përzierje te thjeshte

Përzieni 2gr rigon, 2gr qimnon (cumin) dhe 2gr kripe. Shtypini te gjitha bashke derisa te bëhen pluhur. Shtrydhni mbi te një gjysme limoni dhe treteni me pas ne një gjysme gote uji te ngrohte.

Një tjetër mënyrë e thjeshte

Nëse dhimbja vjen qe nga zorrët, një tjetër ilaç është ngrënia e dy bananeve te pjekura mire te përziera ne 250gr kos.  Kjo duhet bere për 1 jave me radhe.

Nëse dhimbja vazhdon për një kohe te gjate, nëse ajo është e padurueshme, nëse keni te vjella, temperature apo gjakrrjedhje duhet menjëherë te flisni me mjekun specialist.

Leave a Reply

Your email address will not be published.