Home / Kuriozitete / Paris, stacioni i metrosë shndërrohet në kuzhinë

Paris, stacioni i metrosë shndërrohet në kuzhinë

Stacioni i metrosë në Paris, u shndërrua në një kuzhinë në të cilën përgatitet ushqim cilësor. Ideja ishte e kuzhinierit me renome Patrik Berton dhe yllit Mishellin, që udhëtarët duke pritur transportin në metro të mund të shijojnë nga afër me specialitetet e tij. Ai thotë se e zgjodhi stacionin e metrosë për kuzhinë të veten, sepse ky vend frekuentohet nga gjithë banorët e Parisit.

“Këtu hasim në lloj-lloj njerëzish për shkak se përdorimi i këtij lloj transporti është më i lehtë për të lëvizur në një qytet të madh. Ajo që ne kemi vendosur të prezantojmë nëntokë nuk do të thotë se gjëra të mahnitshme nuk ndodhin edhe mbi tokë. Ky lloj i ushqimit është për të gjithë, ai mund të jetë i mirë në restorante dhe në shtëpinë e dikujt”, tha Patrik Berton, kuzhinier.

Ushqimi ka ngjallur interesim të madh në mesin e parisienëve.

“Për mua është interesante sepse kuzhinierë të shquar bëjnë përzierje për të gjithë dhe u japin mundësi të shijojnë këtë lloj ushqimi”, u shpreh Mari, studente në Paris.

“Shumë mirë është prezantuar, shumë e sofistikuar, shumë elegante, me delikatesë, paraqet ndryshim të madh në drejtim të ushqimit të shpejtë dhe çdo gjë tjetër”, tha Kolet, kalimtare.

Kuzhina në metro do të funksionojë tre ditë, ndërsa kalimtarët do të mund ta shijojnë ushqimin që e përgatisin kuzhinierë të shquar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: