Home / Europa / Merkel: Besoj në një marrëveshje me Londrën për mënjanimin e daljes nga BE-ja

Merkel: Besoj në një marrëveshje me Londrën për mënjanimin e daljes nga BE-ja

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se kishte besim për arritjen e një marrëveshjeje të arsyeshme me Londrën për të evituar një dalje të mundshme të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pas paraqitjes së listës me kërkesa nga kryeministri britanik, David Cameron.

“Ka kërkesa të vështira, të tjera më pak të vështira por nëse duam vërtetë të gjejmë një zgjidhje atëherë me arsye kam besim që kjo do të arrihet”, tha ajo gjatë një konference për shtyp me rastin e vizitës së presidentit afrikanojugor, Jacob Zuma.

Kryeministri britanik, David Cameron njoftoi sot katër objektivat për procesin e rinegocimit me shtetet e tjera anëtare të BE-së duke mos përjashtuar rishqyrtimin e anëtarësimit të Britanisë së Madhe në BE nëse nuk merr atë që dëshiron.

Leave a Reply

Your email address will not be published.