Home / Europa / ”Lufthansa” anulon 933 fluturime, thirrje kundër përshkallëzimit të grevës

”Lufthansa” anulon 933 fluturime, thirrje kundër përshkallëzimit të grevës

Në ditën e gjashtë të grevës së personelit në kabinën e pilotit, ”Lufthansa” ka anuluar 933 fluturime, si dhe është ankuar ndaj vendimit të Gjykatës së Këshillit të Punës, të Dyseldorfit, e cila kishte refuzuar një ditë më parë shqyrtimin e ankesës e depozituar nga kompania ajrore gjermane kundër përshkallëzimit të grevës.

“Vetëm gjatë ditës së sotme janë anuluar 933 udhëtime, ku janë prekur nga greva 107 mijë pasagjerë”, bëri të ditur kompania nëpërmjet një komunikate.

Ashtu si një ditë më parë, në këtë paralizim të transportit ajror janë përfshirë tre aeroportet më të rëndësishme të Gjermanisë, ai i Frankfurtit, i Mynihut dhe ai i Dyseldorfit.

Fluturimet e kompanive të tjera të grupit ”Lufthansa”, duke përfshirë ”Swiss” ose ”Austrian” nuk janë prekur nga kjo grevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.