Europa

Për 60-vjetorin Merkeli kërkon bamirësi në vend të dhuratave

aaa168 Rreth 1 000 të ftuar priten sonte në Berlin, në selinë qëndrore të CDU-së, për të festuar ditëlindjen e gjashtëdhjetë të kancelares gjermane, Angela Merkel. Një mbrëmje e mbushur me festime, të cilat do të fillojnë rreth orës 19:00, ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskancelari Sigmar Gabriel (SPD), i cili do të mbajë një fjalim falenderimi për festimet. Merkel ka shprehur gjithashtu dëshirën që të heqin dorë nga ritualet duke lënë në qendër të mbrëmjes historianin Juergen Osterhammel, i cili do të mbajë një fjalim me titullin ”E kaluara: horizonti kohor i historisë”. Ndër të ftuarit e mbrëmjes do të jenë të pranishëm edhe anëtarë të qeverisë aktuale dhe asaj të mëparshme. Në vend të dhuratave, Merkel bëri thirrje që në vend të tyre, të ftuarit të kontribuonin për organizatën gjermane ”José Carreras”, të angazhuar në kërkime shkencore mbi leuçeminë. Pikërisht kohët e fundit, ish-ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, u diagnostikua me leuçemi akute

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button