Home / Keshilla / Higjiena, gjërat që nuk duhen ndarë me të tjerët

Higjiena, gjërat që nuk duhen ndarë me të tjerët

 Objekti pastrues për këmbët, kremi i fytyrës dhe deodoranti janë disa nga produktet të cilat i përdorim rregullisht për higjienën tonë personale. Por është e rëndësishme të dihet se shumë prej tyre, nëse ndahen me familjarët, mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin.

Marrja hua e balsamit të buzëve, pastrimi i duarve tek peshqiri i babait, përdorimi i të njëjtit sapun me familjarët, janë të gjitha gjëra të cilat nuk vihen re, por që në të vërtetë vënë në rrezik shëndetin tuaj.

Edhe pse ndonjëherë për shkak të përtacisë ose mungesës së kohës ju nevojiten objektet higjienike të të tjerëve, kjo gjë nuk është absolutisht një zakon i mirë. Ja se cilët janë objektet që nuk duhen ndarë asnjëherë me të tjerët, nëse nuk doni të merrni infeksione, baktere, kërpudha ose lytha.

  1. Sapuni i duarve

Sapuni është ai i cili ndahet më shpesh brenda familjes, por të paktë janë ata që e dinë se kjo është një sjellje e pashëndetshme. Pas çdo përdorimi, edhe pse mund të jetë një sapun antibakterial, në sipërfaqe të tij mbeten me baktere të cilat mund të “pushtojnë” edhe lëkurën e tjetrit. Ndër të tjera, lagështia e bën më të thjeshtë përhapjen e baktereve, kërpudhave dhe të viruseve.

  1. Peshqirët

Edhe peshqirët janë një terren i mirë për bakteret, sidomos kur janë disi të njomë dhe kur ndahen me pjesëtarët e tjerë të familjes, mund t’u transmetojnë të tjerëve infeksione dhe kërpudha. Ndaj, është mirë që secili të ketë një peshqir për veten.

  1. Sfungjeri i dushit

Në sfungjerin e dushit grumbullohet lëkura e “vdekur” dhe bakteret me të cilat është i mbuluar trupi përpara larjes. Përdorimi i sfungjerit të dushit të një familjari tjetër, është shumë i rrezikshëm: efektet mund të jenë të njëjtat si ato të ndarjes së një peshqiri.

  1. Brisku i rrojës

Brisku përdoret nga një mashkull për të hequr mjekrën; ai mbledh gjithashtu qelizat e vdekura të lëkurës dhe bakteret dhe kur përdoret nga një tjetër person, e vë atë në rrezik infeksioni. Rruajtja provokon gjithashtu irritime, prerje të vogla dhe në më të shumtën e rasteve, mund të transmetohen sëmundje si hepatiti ose HIV-i.

  1. Prerësja e thonjve

Edhe pse mund të duket se të gjithë kanë thonj të pastër dhe të shëndetshëm, në shumë raste, në thellësi të tyre ka kërpudha dhe baktere që me shikim të lirë janë të vështira për t’u parë. Pikërisht për këtë gjë, çdo pjesëtar i familjes duhet të ketë prerësen e tij të thonjve.

  1. Piskatorja (pinceta për heqjen e vetullave)

Piskatorja e vetullave nuk duhet ndarë asnjëherë me të tjerët, edhe pse askush nuk e mendon se ky objekt kaq “i pafajshëm”, mund të vërë në rrezik shëndetin. Pinceta përdoret për heqjen e qimeve me rrënjë në lëkurë; pra nëpërmjet saj mund të merren sëmundje të rënda nga lëkura e të përçohen tek enët e vogla të gjakut.

  1. Kremi për fytyrën

Edhe kremi për fytyrën duhet të jetë diçka personale. Sa herë që ai përdoret, kryesisht me gishta, mikrobet e kontaminojnë atë dhe më pas ato do të përhapen në lëkurën tuaj. Pra, ju, përveç mikrobeve tuaja do të merrni edhe ato të ndonjë tjetri.

  1. Deodoranti

Të ndani një gjë që i ka takuar sqetullës së një personi tjetër, është një gjë shumë e gabuar! Deodorantët vrasin bakteret që shkaktojnë aromat e këqija dhe jo ato që provokojnë sëmundje të mëdha.

  1. Balsami i buzëve

Kur përdoret, balsami i buzëve hyn në kontakt me pështymën dhe mundësisht edhe me të çarat që mund të jenë nëpër buzë. Dhe kur përdoret ai i të tjerëve, ju mund të ekspozoheni shumë ndaj rrezikut për herpes.

  1. Objekti pastrues për këmbët

Një objekt i tillë mbulohet me lëkurë të vdekur dhe kjo është një gjë që me siguri nuk duhet ndarë me familjarët tuaj. Shpeshherë transmeton kërpudha, mikrobe dhe lytha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.