Home / Europa / Blindohet Brukseli- Autoritet flasin për kërcënime serioze

Blindohet Brukseli- Autoritet flasin për kërcënime serioze

Blindohet Brukseli, autoritetet flasin për kërcënime seriozeBrukseli është në nivel të lartë sigurie që pas sulmeve të një jave më parë në Paris, por autoritet kanë tërhequr sërish vëmendjen në orët e para të së shtunës, ku përmes një deklarata flitet për një kërcënim serioz dhe të afërt në kohë.

Deklarata është lëshuar nga Qendra e Krizës pranë Ministrisë së Brendshme të Belgjikës ku thuhet se një “kërcënim serioz dhe i afërt kërkon marrjen e masave të veçanta të sigurisë, si dhe rekomandime specifike për njerëzit”.

“Në bazë të informacioneve të fundit, qendra ngriti alarmin në nivelin 4, që do të thotë një kërcënim shumë serioz për rajonin e Brukselit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Përpos kësaj, qytetarët këshillohen që të shmangin sa më shumë vendet ku ka shumë njerëz. Konkretisht këshillohen që të shmangen koncertet, eventet sportive, aeroportet si edhe stacionet e metrove.

Autoritetet thonë se vetëm Brukseli është në nivel të lartë sigurie, ndërsa në pjesën tjetër të vendit masat do të jenë të njëjtat.

/ Top Channel

Leave a Reply

%d bloggers like this: