Home / Keshilla / Studimi: Ja vlera e presionit të gjakut që duhet të kemi

Studimi: Ja vlera e presionit të gjakut që duhet të kemi

Rezultatet e një kërkimi të fundit shkencor tregojnë se mund të kemi një reduktim drastik të rrezikut nga vdekja. Kjo duhet arritur falë vlerave optimale të presionit të gjakut që duhet të shënojë çdokush, sugjeruar nga ky studim që hedh poshtë vlerat e deritanishme.

Rezultatet e një kërkimi të fundit shkencor tregojnë se mund të kemi një reduktim drastik të rrezikut nga vdekja. Kjo përveç shumë faktorëve, mund dhe duhet arritur së pari falë vlerave optimale të presionit të gjakut që duhet të synojë të regjistrojë çdokush.

Presioni i gjakut në vlera të shëndetshme, është i rëndësishëm për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Nëse ai është i lartë, gjaku rrjedh shumë shpejt nëpër damarët tanë dhe mund të dëmtojë organet.

Deri më tani, presioni i gjakut në vlerat e më pak se 140 mmHg, vlerësohej si “optimal”. Një studim aktual që është publikuar së fundmi, megjithatë e kundërshton këtë tezë.

Ndryshim nga vlera e perceptuar deri më tani

Shkencëtarët kanë kryer kërkime mbi avantazhet shëndetësore të një presioni gjaku prej 120 mmHg në 9500 testues. Pas tre vjetësh u treguan rezultate shumë të qarta. Vlera optimale e presionit të gjakut është më e vogël se sa është perceptuar deri më tani.

Deri më tani, në mbarë botën, më konkretisht vlente deviza: Një presion gjaku më i ulët se 140, është optimal. Por një studim amerikan i reklamuar me të madhe në revistat shkencore të sferës përkatëse, duket se ka sjellë rezultate të reja, që lëvizin vlerat që tashmë njiheshin si tradicionale e të gjithëpranuara, çka mund të sjellë një revolucion të vërtetë.

Kështu, kush e ul vlerën e presionit të gjakut në 120 mmHg, do të vuajë qartësisht më pak nga një dobësim zemre, duke e ulur rrezikun nga vdekja me 25 për qind – krahasuar me njerëzit me një presion gjaku pak nën 140.

9500 vetë morën pjesë në test

Shkencëtarët e grupuar rreth një grupi të “Case Western Reserve University” në Cleveland të SHBA-së, kanë kryer kërkime në një rreth të gjerë testuesish që kapnin shifrën e 9500 vetëve me një presion gjaku të lartë në moshën më shumë se 50-vjeçare.

Një pjesë u desh ta ruante presionin e vet të gjakut me anë të medikamenteve në nivelin 120. Pjesa tjetër në nivelin e nën 140. Rezultatet u publikuan në të ashtuquajturin “studimi SPRINT” (Systolic Blood Pressure Intervention Trial, ose në shqip: Studimi mbi ndërhyrjen në presionin sistolik të gjakut).

Studimi tregoi avantazhin e presionit të ulët

Studimi që ishte parashikuar të shtrihej në pesë vjet tregoi qysh në vitin e tretë të tij rezultate të qarta: Rreziku që të sëmuresh nga një dobësim kronik i zemrës, te pacientët me një presion gjaku në vlerat 120, ishte 38 për qind më i ulët se sa tek “grupi i kontrollit”.

Njësia matëse mmHg është shkurtimi për “milimetër në shtyllën e merkurit”. Pasi më parë se të hynin në përdorim aparatet dixhitale për matjen e presionit të gjakut, presioni i gjakut matej me një manshetë që mbërthehej në krah e që na tregonte nivelin, duke parë shkallën e merkurit (zhivës) që ulej e ngrihej në mënyrë mekanike.

Të parët e mbronin muskulin e zemrës dukshëm më mirë. Në rastin e presionit të gjakut të ngritur, muskuli i zemrës mund të zgjerohet, çka mund të sjellë një insuficencë kardiake. Brenda tre vitesh studimore, vdiqën vetëm 3,3 për qind e grupit me vlerën 120, përkundrazi, ishin 4,5 për qind e atyre me vlerën 140.

“Efektet anësore” të presionit të ulët

Studimi SPRINT shfaq qartazi avantazhet e një presioni të ulët gjaku. Por gjithsesi, testuesit me një vlerë të presionit të gjakut prej 120 mmHg u pa të vuanin më shpesh nga dëmtimet e veshkave dhe ndryshimet e bilancit të tyre mineral.

“Shoqata Gjermane për Hipertoninë dhe Parandalimin” konfirmon nga ana tjetër në deklaratën e saj me këtë rast se: Ky studim do të sjellë një ndikim të madh në rekomandimet që lidhen me trajtimin e presionit të gjakut”. Ndërkaq, “Liga Gjermane për Presionin e Lartë të Gjakut” ka nisur të merret që tashmë me përpunimin e rekomandimeve të bëra.

Burimi: Revista Focus, Gjermani

Leave a Reply

%d bloggers like this: