Europa

Ekonomia informale dhe krimi kapin shifrën 206 miliardë euro në 2013

Ekonomia informale dhe veprimtaritë e jashtëligjshme në Itali përbënin në vitin 2013 një shumë të operacioneve ekonomike me vlerë rreth 206 miliardë euro, ku shumica dërrmuese, rreth 190 miliardë kishin burim nga komponenti i parë, bëri sot të ditur një raport i Institutit Kombëtar të Statistikave (ISTAT).

“E titulluar “Ekonomia e pambikëqyrur”, ky raport vë theksin tek rritja ekonomike gjatë viteve të fundit të ekonomisë informale.

”Ajo vlerësohej me rreth 190 miliardë euro në 2013 dhe përbënte rreth 11,9 për qind të PBB-së, kundrejt 11,7 për qind të PBB-së në 2012 dhe 11,4 për qind të PBB-së në 2011″, sqaroi ISTAT.

”Tërësia e ekonomisë ‘jo e mbikëqyrur’ përfaqësonte rreth 12,9 për qind të PBB-së në 2013”, saktësoi ISTAT.

Pjesa më e madhe e kësaj ekonomie “jo e vëzhguar” (47,9 për qind) është e përfaqësuar nga të ardhura të pa deklaruara në sektorë të ndryshëm si shërbimet profesionale, ndërtimi, tregtia, transportet dhe hoteleria.

Pjesa e dytë më e madhe (34,7 për qind) e kësaj ekonomie është e përfaqësuar nga pasuria e bërë në sajë të punës në të zezë, e treta (9,4 për qind) nga qiratë në të zezë dhe bakshishet dhe e fundit (8 për qind) nga veprimtaritë e jashtëligjshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button