Europa

Hollande, Merkel dhe Cameron: Putin duhet të marrë nga separatistët akses të plotë në zonën e rrëzimit të avionit malajzian

ukraine-avion3-555x350Presidenti rus duhet të marrë nga separatistët prorusë në lindje të Ukrainës një akses të lirë dhe të plotë në zonën e rrëzimit të avionit malajzian MH17, kërkuan sot presidenti francez, François Hollande, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri britanik, David Cameron.
“Ata ranë dakord t’i kërkojnë sot Putinit që të sigurojë nga separatistët ukrainas që forcat e shpëtimit dhe hetuesit të kenë akses të lirë dhe të plotë në zonën e katastrofës së avonit MH-17 për të përmbushur misionin e tyre”, theksoi presidenca franceze në një komunikatë pas një bisede telefonike me presidentint francez, kancelares gjermane dhe drejtuesit britanik.
“Nëse Rusia nuk merr menjëherë masat e nevojshme, do të ketë pasoja nga Bashkimi Evropian me rastin e Këshillit të Punëve të Jashtme që do të mbahet të martën”, theksuan ata.  préviennent-ils.
“Rusia duhet të kuptojë se zgjidhja e krizës ukrainase është më shumë se kurrë një nevojë pas kësaj tragjedie që ka tronditur mbarë botën”, vijon komunikata.
Rreth 30 inspektorë të OSBE-së kanë pasur një akses të limituar në zonën prej disa kilometrash ku ndodheshin valixhet e shpërndara, libra, lojëra fëmijësht dhe pasaporta.
Sot, OSBE deklaroi se vëzhguesit janë informuar se 163 trupa të larguar nga zona e rrëzimit të avionit malajzian ishin vendosur np bordin e njp treni, në pritje të mbërritjes së ekspertëve ndërkombëtarë.
Sipas një gazetari, asnjë trup nuk ndodhej në zonën e rrëzimit të avionit malajzian nën kontrollin e separatistëve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button