Home / Kuriozitete / Një mace për kryetare bashkie?

Një mace për kryetare bashkie?

Banorët e qytetit siberian të Barnaulit kanë fituar disa zakone macesh, aq sa kërkojnë që një mace skoceze 18 muajshe që quhet Barsik të bëhet kryetarja e tyre e bashkisë.

Lajmi është bërë publik në shumicën e mediave ndërkombëtare.

Sipas një sondazhi jozyrtar të bërë në një media lokale, Altai Online, macja fitoi 91 për qind të 5400 votave kundër 6 rivalëve njerëzorë.

The Guardian shkruan se madje kjo faqe kërkon të mbledhë fonde për të bërë pankartat e fushatës së maces, ku një e madhe do të vendoset në qendër të qytetit ku do të shkruajë: “Vetëm minjtë nuk votojnë për Barsik!”, me një foto të maces kandidate.

Por CNN shkruan se pavarësisht sondazhit të zhvilluar online, Barsik nuk mund të zgjidhet kryebashkiake, dhe jo vetëm se është një mace. Kryetari i bashkisë caktohet nga guvernatori rajonal Alexander Karlin dhe këshilli i qytetit.

E në fakt ky rezultat vjen për shkak të pakënaqësisë së 700 mijë banorëve të Barnaulit ndaj drejtuesve. Administratori i fundit i qytetit, Igor Savintsev, drejtoi qytetin nga 2010 deri në dorëheqjen e tij në gusht pas abuzimit të tij me pushtetin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: