Te ndryshme

Beqare 30, 40 dhe 50 vjeçe, çfarë ndryshon

Një herë e një kohë ishte vetmia; ishin vitet ’90 kur jetoheshin pasojat e një kulture të errët, gjatë së cilës mbetja vetëm e një gruaje personifikonte një lloj tragjedie të madhe dhe fat të keq.

Por jemi në të tashmen dhe fatmirësisht aspektet negative të asaj kohe transformohen në pozitive, thjesht duke u ndryshuar emrin: dhe në këtë rast, nga vetmia kemi kaluar në beqari.

Është për t’u thënë se edhe errësira është larguar dhe për një grua të vetme, sot nuk ekzistojnë më pasojat e trishtueshme sociale të një kohe më parë. Ose të paktën jo të gjitha.

Pra, të qenët një grua beqare krenare, siç citohet nga sajti “Pieneta Donna”, është një ndër gjërat më të bukura të mijëvjeçarit të tretë. Sinonim i fuqisë së lirisë ose pavarësi totale ndaj kufizimeve, detyrimeve, gjykimeve, besimeve dhe çdo gjëje tjetër.

Por, gjithsesi, të qenët beqare ka në vetvete ende një lloj frike ose ankthi … kjo bëhet edhe më shumë e vërtetë me kalimin e kohës. Në disa momente në jetë, vetmia mund të jetë e vështirë për t’u duruar, pavarësisht avantazheve që mund t’u sjellë femrave moderne.

Veçanërisht, mënyra e jetesës gjatë beqarisë ndryshon kështu sipas moshës:

Beqare 30 vjeçe

Mund të gjendeni vetëm pas një historie të gjatë, e cila mund të ketë zgjatur prej “shekujsh” ose sepse historitë që keni pasur deri më tani kanë qenë jo të rëndësishme dhe mund të jeni duke pritur ende të duhurin; por mbase mund të mbështesni ende idenë e beqarisë.

Le të themi se kompromisi i duhur në këtë moshë, është të “priturit e asgjëje”, por gjithsesi, i të ndërtuarit të një jete të kënaqshme mes hobeve, pasioneve, miqve, partnerëve rastësorë, punës dhe impenjimeve të ndryshme. Por, nëse dashuria vjen, akoma më mirë.

Pra, të qenët beqare 30 vjeçe, ju jep ende shpresë për të ndërtuar diçka të bukur, vetëm ose në shoqëri. Shpresë e aftë edhe për të shëruar vuajtje të mëdha, ndoshta për histori të sapopërfunduara.

Beqare 40 vjeçe

Zakonisht kështu bëhesh pas dështimit të martesës së parë, ndoshta edhe me fëmijë. Reagimi i parë është ndjesia e zbrazëtisë, dëshpërimi i madh dhe pambështetja në një gjë të caktuar. Për pasojë, jeta që kishit menduar se do të zgjaste më shumë ose përgjithmonë, do të zhduket dhe ju nuk do të dini të bëni më asgjë dhe “rimëkëmbja” në këtë moshë nuk është më e lehtë si më parë, sidomos me fëmijë që mund t’i keni në përgjegjësi.

Takimi i personave të rinj, gjithmonë nëse e keni për qëllim, është më i vështirë, por nëse ndodh, duhet të dini se këtë herë duhet të jeni më të ndërgjegjshme dhe të dini se cilat janë limitet. Këshilla gjithsesi është gjithmonë e njëjta: lërjani kohës për të vendosur mbi statusin e ri, sepse vetëm kështu do të ndërtoni një jetë të kënaqshme. Nëse më pas takoni sërish dikë, aq më mirë.

Por nëse 40 vjeçe jeni ende beqare dhe hidheni në mundësinë e parë që ju jepet, kjo do të thotë se jeni e mbërthyer prej dëshpërimit, sepse ora biologjike po bie dhe ju mendoni se e vetme nuk mund t’ia dilni dot dhe se doni të gëzoheni me fëmijë, ndërsa të tjerët do t’ju pyesin vazhdimisht për të reja etj., etj. Megjithatë, nëse është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë, përndryshe do t’ju jetë rezervuar diçka tjetër. Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të jetoni duke shijuar çdo moment pa pasur frikë.

Beqare 50 vjeçe

Situata është e ngjashme si në moshën 40 vjeçe, ndoshta me fëmijë më të mëdhenj, por me një ndryshim të madh: gratë në këtë moshë, që mbeten beqare pas një martese të gjatë, ndonjëherë ndiejnë se rilindin në një jetë të re, ashtu sikur t’u jepej një shans i dytë për të qenë të lumtura. Pra, kthehen të reja ose jetojnë eksperienca që nuk kanë jetuar kurrë, për shkak të bashkimeve shumë të shpejta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button