Home / Kronika / Kronika e zeze / Fier, 73-vjeçari shfaros familjen

Fier, 73-vjeçari shfaros familjen

Përgjaket mëngjesi i kësaj të marte me një vrasje tragjike të 5-fishtë duke shuar një familje. Bajram Vrapi ka vrarë me armë gjahu (çifte) mbesën e tij minorene, dy vëllezërit e tij, kunatën dhe pas këtij akti tragjik, i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

vrasja-lushnje

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të marte, në fshatin Suk 2 të komunës Strum të Fierit.

Bajram Vrapi, 73 vjeç ka hyrë në banesën e vëllait të tij dhe ka qëlluar me armë gjahu ndaj pjestarëve të familjes, duke lënë të vdekur në vend, dy vëllezërit, Xhemal dhe Besim Vrapi 69 dhe 60 vjeç, kunatën e tij Drita Vrapi 43 vjeç dhe mbesën minorene Merushe Vrapi vetëm 17 vjeç (vajza e Xhemal Vrapit)

Sipas informacioneve paraprake në lidhje me këtë ngjarje tragjike, dyshohet se autori të ketë qenë kundër fejesës së mbesës së tij 17-vjeçare.

Godina eDrejtorise se Policise Fier

Godina eDrejtorise se Policise Fier

 

Fqinjët kanë njoftuar uniformat blu për këtë ngjarje tragjike, ndërsa në banesë policia gjeti të pajetë 4 pjestarët e familjes Vrapi, vëllezërit Xhemal dhe Besim Vrapi, kunatën dhe 17-vjeçaren. Pas krimit makabër autori ishte larguar nga banesa dhe kanë qenë banorët ata të cilët i kanë treguar policisë së Fierit për drejtimin që ai kishte marrë.

Autori është rrethuar nga policia në një arë mistri në afërsi të banesës dhe pas thirrjes së policisë për t’u vetëdorëzuar ai është vetëvrarë me armën e gjahut që qëlloi për vdekje 4 pjestarët e familjes së tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: