Home / Keshilla / Mësoni fëmijët të dhurojnë

Mësoni fëmijët të dhurojnë

efe1b09f-cd2a-48b6-9b76-1f77f6392ac4---0-Përveç pyetjes se; “Çfarë dhurate doni?” për ditëlindje, festat e fundvitit etj, mësoni fëmijët tuaj edhe me pyetjen se “Çfarë dhurate doni të bëni” për babin, motrën, shokun etj. Ndihmoni fëmijët të eksplorojnë ide mbi atë që ata mund të japin. Flisni për mënyrën se si gjëra të thjeshta mund të bëjnë dhurata të mëdha.

Qëndrojini pranë, pasi ata të vendosin për dhuratë që do të bëjnë. Fëmijët janë po aq të shqetësuar sa të rriturit kur bëjnë dhurata.  Nga ana tjetër ata kanë nevojë patjetër për ndihmën e një të rrituri. Qëndrimi, sjellja juaj dhe theksi mbi përkujdesjen dhe mendimin që tregohet sesa vlera e dhuratës së bërë janë të rëndësishme që ai ti mësojë. Organizoni projekte familjare mbi altruizmin duke i mësuar fëmijëve tuaj gëzimin e vërtetë kur dhurojmë diçka, sidomos kohën. Mësoni fëmijët që të dhurojnë gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në raste festash.

Kjo do të ndihmojë fëmijët tuaj të zhvillojnë një perspektivë në mendime në lidhje me vendin e tyre në botë dhe të kultivojnë vlera solide. Aktet e mirësisë dhe bujarisë përmirësojnë shëndetin tonë, rritjen e jetëgjatësisë, duke na bërë më të lumtur. Hulumtimet tregojnë se kur veprojmë në mirësi të të tjerëve, ndihemi të lumtur, pasi trupi ynë prodhon më tepër Dopaminë, epinefrine dhe Oksitacinë, në këtë rast duke përjetuar më pak stres.

Leave a Reply

%d bloggers like this: