Home / Intervista / Drejtësia, ambasadorja holandeze: Skanimi i gjyqtarëve? Pjesë e reformës

Drejtësia, ambasadorja holandeze: Skanimi i gjyqtarëve? Pjesë e reformës

Dewi van de Weerd, ambasadore e Mbretësisë së Holandës, vend i cili mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian, ishte e ftuar në një seancë dëgjimore të përbashkët mes Komisionit të Politikës së Jashtme dhe atij të Integrimit Europian.

Ambasadorja tha se 2016 është një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, që ka nisur mbarë pas kualifikimit për Europianin e Francës. Tre janë prioritetet e presidencës tonë, tha ajo; një BE më të fortë, më shumë inovacion dhe punë përfshi lidhje më të forta me qytetarin e transpencë në rritje.

Seanca dëgjimore ka vijuar me dyer të mbyllura, por në përfundim të saj Top Channel e pyeti ambasadoren sesi i shikon ajo përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Si i shikoni përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë për reformën në drejtësi?

Ambasadorja van de Weerd: Mendoj se të gjitha partitë kanë treguar gjithpërfshirje dhe ata kujdesen për këtë reformë. Unë shpresoj që në vijueshmëri të këtij procesi ata do të vazhdojnë në punojnë që reforma të realizohet.

Një prej propozimeve në draftin e hartuar nga ekspertët për reformën në drejtësi ka të bëjë me atë që njihet si veting, pra kalim në skaner të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sa i rëndësishëm është ky element në një kohë kur ju personalisht jeni shprehur me tone të forta kritike për korrupsionin në drejtësi?

Ambasadorja van de Weerd: Çfarë nevojtetet është një sistem i besueshëm drejtësie në Shqipëri? Veting është një prej propozimeve dhe do të jetë pjesë e zbatimit të reformës.

A e shikoni këtë si shumë të rëndësishme?

Ambasadorja van de Weerd: Po.

Reforma në drejtësi, thotë ambasadorja padyshim është një kryeprioritet, por ajo duhet të kryhet për shqiptarët e etur për një drejtësi të pastër. Dështimi kësaj reforme, thotë ambasadorja, përkthehet si vuajtje e mëtejshme për shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.