ParlamentarePolitika

Incidentet në Kuvend, dënohen deputetet e PD

Ka përfunduar këtë pasdite në Kryesinë e Kuvendit mbledhja e Byrosë Parlamentare, ku janë trajtuar incidentet e verifikuara në seancën e së enjtes në Parlament e ku është vendosur për disa ditë përjashtim për deputetet e opozitës, Albina Deda dhe Arbiola Halimi.

Në përfundim të mbledhjes, deputetja Deda ka kërkuar ndëshkimin e kryeministrit Rama dhe deputetit Erjon Braçe, të cilët sipas saj kanë fyer rëndë atë dhe kolegen Arbiola Halimi, vetëm për të mbrojtur deputetët e inkriminuar.

“Rama dhe Braçe kanë fyer në vazhdimësi opozitën dhe deputetet femra. Opozita proteston për të drejtën e saj legjitime, ndërsa nga ana tjetër kemi fyerje që vijnë nga goja e kryeministrit dhe deputetëve të tij, për të mbrojtur deputetët e inkriminuar”, ka deklaruar Dedaj.

Ajo ka akuzuar edhe nënkryetaren e Kuvendit, Valentina Leskaj për “sjellje arrogante” ndaj deputeteve të opozitës, pasi shpërfilli fyerjet në dëm të tyre dhe vijoi seancën.

“Zonja Leskaj u tregua shumë arrogante, filloi menjëherë votimin dhe në atë moment unë kam goditur Ramën me shukun e letrës së lagur”, ka sqaruar Deda.

Ndërsa në mbledhjen e sotme, ka vijuar ajo, “Taulant Balla tha se nuk kemi pamje filmike dhe me zë për të vërtetuar fyerjet”. “Kjo, sepse duan t’i mbulojnë. Vendimi i Byrosë është që të dënohen deputetët e opozitës por të mos preket kryeministri. Sot është fundi i moralit dhe i këtij Parlamenti”, ka thënë Deda, e cila ka paralajmëruar se opozita do të bllokojë seancat në rast dënimi.

Ndërsa deputetja tjetër Arbiola Halimi ka thënë: “Unë kam kërkuar zbardhjen e regjistrimeve, sepse ajo që ndodhi ishte e papranueshme”.

“Nga ky takim ishte se na thanë se nuk i gjejmë regjistrimet, janë shumë pak dhe nuk shërbejnë si prova. Ne kërkojmë të merren pamjet që u dhanë në të gjitha mediat dhe të konsiderohen deklaratat”, ka thënë Halimi.

Ndërsa nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se, Byroja ka vepruar sipas rregullores.

“Të ndodhur në kushte të papreçedenta, Byroja veproi sipas rregullores. Ka dënuar me dy ditë përjashtim deputeten Deda. Ajo tha se nuk i kishte dëgjuar fyerjet e kryeministrit, por ia kishin treguar se çfarë kishte thënë”, ka thënë Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button