Home / Europa / BE-ja nuk pret nga Shqipëria të strehojë refugjatë

BE-ja nuk pret nga Shqipëria të strehojë refugjatë

Vendet e Bashkimit Evropian nuk presin nga Shqipëria dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor të strehojnë refugjatë, por të frenojnë emigrantët të cilët kanë si destinacion vendet e BE-së, shkruan sot Koha Ditore.

Deklarata ka ardhur nga anëtari i Komitetit Ekonomik dhe Social në Bashkimin Evropian, Ionut Sibian, gjatë një vizite në shkollën e mesme “Atë Pjetër Meshkalla” në qytetin e Shkodrës.

“Askush nuk pret nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të presë emigrantë nga vendet e Lindjes, pasi situata ekonomike dhe buxheti juaj nuk e lejon për të ndihmuar shumë njerëz. Por, BE-ja pret nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të përpiqet që të ndalojnë këto rrugë për emigrantët dhe pritja më e madhe që kemi është nga Turqia, pasi kjo e fundit është burimi nga ku shpërndahen emigrantët nëpërmjet detit për në Greqi ose nëpërmjet tokës. Prandaj është një çështje shumë delikate”, ka theksuar Sibian.

Deklarata e përfaqësuesit të BE-së bëhet në të njëjtën ditë kur azilkërkuesit e bllokuar në kufirin greko-maqedonas kanë tentuar që të kalojnë me forcë gardhin rrethues të ngritur pranë ndarjes territoriale midis dy vendeve.

Leave a Reply

%d bloggers like this: