Rajoni

Athinë–Nuland: SHBA e gatshme për ndihma humanitare për refugjatët

Duhet dhënë një kontribut i mëtejshëm në Greqi për pritjen e migrantëve, ndërsa SHBA-ja po merr në konsideratë ofrimin e një ndihme emergjente humanitare për të kontribuar për këtë çështje”, deklaroi sot në Athinë ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland.

Nuland, e cila ishte e pranishme një ditë më parë në kampin e improvizuar në Idomeni, në kufirin greko-maqedonas, nxiti për krijimin e më shumë qendrave në mënyrë që personat e pranishëm atje të ishin të vetëdijshëm për mundësitë e ofruara për rishpërnarjen në Bashkimin Evropian.

“Duhet ndërmarrë një bashkëpunim më i zgjeruar”, shtoi ajo duke njoftuar se Greqia i kishte adresuar Uashingtonit kërkesa të drejtpërdrejta për ndihmë.

”Ne shpresojmë në ditët në vijim të bëjmë publike një ndihmë emergjente humanitare. Ka ardhur koha që migrantët të akomodohen në kushte të përshtatshme, ndërsa po punohet për zbatimin e marrëveshjeve evropiane si dhe midis BE-së dhe Turqisë për rivënien e kontrollit të fluksit migrator”, theksoi ajo,

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button