☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.85 ▼0.89%
ARI 4,019 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,826 ▲ +0.22% ETH $2,316 ▲ +0.33% XRP $1.2987 ▲ +1.4% SOL $100.2800 ▼ -0.29%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.85 ▼0.89 % ARI 4,019 ▼0.48 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.85 ▼0.89 % ARI 4,019 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Kosovë: Qeveria e shqetësuar nga arrestimi në Maqedoni i Gafurr Dugollit

aaaQeveria e Kosovës, përmes një komunikate ka shprehur shqetësim për ndalimin e shefit të Protokollit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gafurr Dugolli, nga ana e autoriteteve maqedonase, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Ndalimi i z. Dugolli në pikë kalimin kufitar Kosovë-Maqedoni, është bërë duke u bazuar në fletarrestet jolegale serbe, me pretendimin tashmë të njohur ‘për kryerje të krimeve të luftës’. Qeveria e Kosovës fton Republikën e Maqedonisë dhe të gjitha shtetet fqinje e më gjerë, që të mos ndërmarrin veprime policore ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës duke u bazuar në listat e Serbisë, të cilat janë të hartuara në shpërputhje të plotë me aktet juridike dhe praktikat ndërkombëtare në këtë fushë”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë komunikatë, Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, thotë se do të kërkojë me insistim nga autoritetet e Bashkimit Evropian si dhe partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës që të përdorin ndikimin e tyre te Serbia për t’i dhënë fund përndjekjeve të karakterit të tillë ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës është informuar se Serbia para pak ditësh, duke shkelur çdo praktikë ndërkombëtare, ka përditësuar listën e re, ku sërish janë përfshirë qytetarë dhe personalitete të Republikës së Kosovës, me ç’rast i konsideron ato akte krejtësisht të pavlera dhe të cilat duhet të injorohen e të mos merren fare parasysh nga shtetet fqinje dhe me gjerë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Zyra e shtypit, pranë Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës bën të ditur se: “Sot në orën 11e 45, në pikën kufitare Bllace të Republikës së Maqedonisë, nga policia  e Maqedonisë është  arrestuar Gafurr Dugolli drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së, i cili po shkonte me detyrë zyrtare për rregullim të vizave  në ambasadën e SHBA-ve në Shkup. Arrestimi është bërë me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë, me akuzë se është i kërkuar për krime lufte, gjatë kohës kur zoti Dugolli ka qenë pjesëtarë i UÇK-së. Ky nuk është rasti i parë kur ish ushtarët e UÇK-së, me akuza  të fabrikuara dhe  me kërkesë të policisë së Serbisë,  ndalohen qytetarët e Kosovës, ish luftëtatrë të UÇK-së, nëpër kufijtë dhe aeroportet e shtetve të ndryshme. Tashmë pastërtia e luftës së UÇK-së është vertuar edhe nga gjykimet e stërzgjatura të Hagës. Me rastin e arrestimit të zotit Gafurr Dugolli organet shtetrore të Kosovës janë duke u marrë intensivisht, po ashtu kemi besim se edheorganet  shtetrore të Maqedonisë do ketë mirëkuptim dhe do të lirojë zotin Dugolli”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.