Home / Moda / Giorgio Armani nuk do të përdorë gëzofin e kafshëve në koleksione

Giorgio Armani nuk do të përdorë gëzofin e kafshëve në koleksione

Lajm i mrekullueshëm për të gjithë adhuruesit e kafshëve. Giorgio Armani ka njoftuar se nga vjeshtë/ dimër 2016, projektuesi nuk ka ndërmend të përdorë gëzofin real të kafshëve në koleksionet e tij.

“Kam kënaqësinë që të njoftojë se Armani Group ka bërë një angazhim të fortë për të shfuqizuar përdorimin e pgëzofit të kafshëve në koleksionet e tij. Progresi teknologjik gjatë viteve na jep mundësinë për alternativa të mundshme në dispozicionin tonë që e bëjnë të panevojshme përdorimin e praktikave mizore lidhur me kafshët”, u shpreh Armani gjatë deklaratës.

Armani i bashkohet kështu Stella McCartney, Calvin Klein, Tommy Hilfiger dhe Vivienne Westwood, të cilët kanë vite të tëra që kanë ndjekur këtë nismë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: