Home / Europa / Arrestohet ish-zëdhënësja e Gjykatës së Hagës

Arrestohet ish-zëdhënësja e Gjykatës së Hagës

Ish-zëdhënësja e Gjykatës Ndërkombëtare për krime të luftës në ish Jugosllavi, Florence Hartmann, u arrestua sot pak para shpalljes së vendimit të gjykatës për ish udhëheqësin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç.

Zyrtarët e Gjykatës nuk kanë komentuar këtë arrestim.

Florence Hartmann, me shtetësi franceze, ishte dënuar në vitin 2009 për “shpërfillje të gjykatës”.

Ajo kishte botuar një libër për periudhën kur shërbente si zëdhënëse e ish kryeprokurores së Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, duke publikuar edhe “materiale të besueshme” që lidheshin me gjykimin e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, i cili vdiq në Hagë derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje, Kroaci e Kosovë.

Ajo ishte gjobitur me 7 mijë euro, të cilat më pas janë shndërruar në dënim me burgim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: