Home / Ekonomia / Bjeshkët e Malësisë, nis krijimi i kooperativave

Bjeshkët e Malësisë, nis krijimi i kooperativave

Në Malësinë e Madhe ne veri te vendit fermerët po bëjnë përpjekje për bashkimin e tyre dhe krijimin e kooperativave të vogla, me synim shtimin e prodhimit dhe daljen në treg me produktet bujqësore dhe blegtorale të zonës.

Nevoja e tyre për bashkim diktohet edhe nga sipërfaqja e pakët e tokës bujqësore si dhe terreni malor.

“Bjeshkët e Malësisë

Sipërfaqja e kufiziuar e tokës në këtë zonë, ka bërë që fermerët të kenë ngastra toke të vogla duke mos u mundësuar atyre në të shumtën e rasteve, sigurimin e nevojave as për vetë konsum familjar.

Në këto kushte rreth 80 familje fermere kanë bashkuar tokat duke krijuar kështu kooperativën e vetme bujqësore në këtë zonë, për prodhmin e gështenjave fillimisht dhe tani për prodhimin e qumështit. Ngritja e baxhos së përbakshkët i mundëson ata që të sigurojnë grumbullim të prodhimit, duke tërhequr  tregun pranë tyre dhe jo të shkojë fermeri tek tregu.

Të organizuar në kooperativë fermerët nuk shkojnë për të shitur në treg qumësht, gështenja, djath apo ndonjë prodhim tjetër tradicinal të zonës por, vinë vete konsumatorët në qëndrën e krijuar apostafat për grumbullimin e prodhimeve bujqësore. Modeli i kooperativave bujqësore shënon në rrethin e Shkodrës një kooperativë të fermerëve të Nënshkodrës dhe një tjetër të vreshtarisë në zonën e Zadrimës.

Shtrirja gjeografike e Bjeshkëve në Malësinë e Madhe

Bjeshkët në Malësinë e Madhe të njohura si Alpet Shqiptare dhe Bjeshkët e Nâmuna janë vazhdimësi e Maleve Dinarite, qe shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të Kosovës dhe në jug-lindje të Malit të Zi. Bjeshkët shtrihen deri te lugina e Ibrit rreth 50 km në gjatësi. Ky grup malor përbëhet prej disa malesh si, Juniku, Strellci, Lumbardhit, Kopranikut, Hajlës, Zhlebit, Rusolinës, Moknës etj në pjesën Kosovare.

Ndërsa në pjesën e Shqipërisë shquhet ana perëndimore e maleve, që do të thotë që vështron për nga ultësirat e Shkodrës dhe në veri tek Përroi i thatë, me emrin Malësia e Madhe, dhe ajo jug/jug-lindore me emrin Malësia e Vogël. Malet në këtë zonë e tejkalojnë lartësinë prej 2,000 m. Ato janë të pjerrëta, në pjesën e sipërme janë në formë të rrafsheve, ku gjenden kullota të mira dhe gjatë dimrit mund të bëhet skijim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: