Ekonomia

LSI-Ramës: Shërbim doganor 24 orë dhe “linjë të gjelbër” për prodhimet bujqësore

Grupi parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Financave Arben Ahmetaj, ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti dhe ministrit të Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, duke shprehur shqetësimin për problemet e fermerëve.

Sipas LSI-së, fermerët ngrenë shqetësimin për shitjen-blerjen e produkteve bujqësore dhe skemave të subvencionimit. Një tjetër shqetësim është edhe shërbimi në dogana.

“Një tjetër problem me mjaft rëndësi që lidhet me mënyrën direkte me shitjen e  prodhimit bujqësor, është se: doganat i mbyllin shërbimet doganore në orën 20:00, ndërkohë që maunet me prodhime bujqësore lëvizin shumë përtej këtij orari. Vonesat dëmtojnë cilësinë e prodhimeve bujqësore dhe thyejnë kontratat e dorëzimit në kohë të destinacionit, gjë që shoqërohen me penalitete për prodhuesit dhe eksportuesit tanë”, thuhet në pikën 3 të letrës së LSI-së, që zbardh Ora News.

Për këtë arsye, kjo parti propozon që të aplikohet shërbim 24 orë në dogana, të paktën për ngarkesat bujqësore. “Njëkohësisht të krijohet një linjë e dedikuar për kamionët me prodhime bujqësore (linja e gjelbër doganore)”, thuhet më tej në letër.

Një tjetër shqetësim i letrës së LSI-së të nënshkruar nga kreu i grupit Petrit Vasili, janë edhe pagesat e fermerëve kur shesin produktet e tyre në vendet e grumbullimit.

“Ndryshe nga të gjitha vendet e rajonit, Shqipëria nuk parasheh me ligj pagesa “cash” në dorë për shit-blerjen e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Kjo është kthyer në faktor të fortë pengues për dorëzim-shitjen e prodhimeve bujqësore nga fermerët në pikat e grumbullimit si dhe ato të agro-përpunimit”, thuhet më tej.

Sipas LSI-së, pjesa më e madhe e fermerëve nuk zotërojnë llogari bankare dhe janë larg shërbimeve bankare, ndaj propozohet që qeveria të ndërmarrë një vendim me akt normativ që lejon shit-blerjen me para në dorë deri në 1 milionë lekë të vjetra për fermerët shqiptarët.

Shqetësimi i tretë ka të bëjë me pagesat e detyra të sigurimeve shoqërore si kusht për të aplikuar për skemat e subvencioneve në bujqësi. Ky vendim-sipas letrës-, i vendos fermerët në pamundësi paguese duke i përjashtuar nga skemat mbështetëse.

“Ju propozojmë që të mos ndryhsojë kriteri i deritanishëm i detyrimit të pagesës së sigurimeve vetëm për muajin kur ndodh aplikimi”, thuhet gjithashtu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button