Home / Bota / Skandali i Panamasë/ Rusia akuzon për spiunazh SHBA

Skandali i Panamasë/ Rusia akuzon për spiunazh SHBA

Rusia deklaroi se gazetarët investigativë që kanë punuar mbi rrjedhjen “Letrat e Panamasë”, janë ish-funksionarë amerikanë dhe agjentë të shërbimeve sekrete.

“Ne e njohim këtë komunitet të vetquajtur gazetarësh” u shpreh zëdhënësi I Kremlinit gjatë  një konference për shtyp, duke iu referuar në mënyrë të qartë, “Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativ” që publikoi skandalin e Panamasë.

“Ka mjaft gazetarë që profesion kryesor,  nuk kanë gazetarinë: janë shumë ish-zyrtarë nga Departamenti Amerikan I Shtetit, Cia dhe shërbime te tjera sekrete që punojnë aty” përfundoi Dmitry Peskov.

Leave a Reply

%d bloggers like this: