Home / Moda / Kate Moss heq dorë nga agjencia e saj e modelimit

Kate Moss heq dorë nga agjencia e saj e modelimit

Kate Moss ka bërë të ditur se do të heqë dorë nga agjencia që e promovoi atë si modele. Vendimi i saj vjen pas 28 vitesh bashkëpunim me agjencinë ‘Storm Models”, që e zbuloi Kate Moss në moshën 14-vjeçare. Arsyeja e largimit ka të bëjë me menaxhimin e bizneseve të saj.

Themeluesja e “Storm”, Sarah Dukas është shprehur në një nga intervistat:” Unë çdo ditë i thoja Moss: Po punoj t’ju bëj një yll. Nuk e dija që do të bëhej Superstar”.

Tani 42 vjeç Moss ka shpenzuar gati tri dekada në industrinë e modelimit. Ajo e bëri debutimin e parë në  coverin e revistës britanike  “The Face” në maj të vitit 1990 dhe ia doli mbanë në botën e modës duke pasur një fytyrë jashtëzakonisht fotozhenike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: