Home / Ekonomia / “European Best Destination”, Ksamili, një nga plazhet më të bukur në Europë

“European Best Destination”, Ksamili, një nga plazhet më të bukur në Europë

Ksamili, eshtë cilësuar  si një ndër plazhet më të mira të Evropës për t’u vizituar dhe për të pushuar gjatë verës 2016.

Sipas artikullit të publikuar nga agjencia prestigjioze “Europian Best Destination”, Ksamili renditet së bashku me plazhe të tjera të preferuara dhe të njohura ndërkombëtarisht si plazhet në Kroaci, Spanjë, Portugali, Ishulli i Korsikës, por dhe plazhe të fqinjëve tanë grek dhe ato italianë.

Në  artikull shkruhet   :“ishujt Ksamil, kanë bukuri të pazbuluara të këtij vendi. Ata mbeten jeshilë gjatë gjithë vitit dhe mund të aksesohen me varka të vogla. Por ka raste që njerëzit shkojnë dhe me not. Ujërat e pastra në thellësi i bëjne plazhet përreth ishujve të jenë më të veçanta”.ksamil1

Qyteza e Ksamilit, 7 km larg nga Saranda, ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër më të bukurat të Shqipërisë. Ksamili ndodhet në një gji të mahnitshëm, të quajtur “Gjiri i Tetransive”.  Vendi është gjelbëruar me gjerdane ullinjsh, portokallesh, limonash dhe pemësh mesdhetare.

Ksamili ka 4 ishuj të magjishëm, shkëmborë me origjinë tektonike, apo thënë ndryshe të krijuar nga shkëputjet e tokës prej veprimtarisë së ujërave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.