Ekonomia

Ndodh edhe kështu: Tatimet rezultojnë debitore te transportet, nuk paguajnë taksën e 31 mjeteve

Janë institucioni që kanë marrë flamurin e luftës ndaj informalitetit në vend, por kur vjen puna për të paguar detyrimet e tyre duket se hezitojnë. 31 mjete të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve rezultonin debitore te Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor deri në datë 8.4.2016.

Kjo e ka detyruar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor që t’i nisë një shkresë zyrtare Drejtorisë së Tatimeve (në foto), ku i kërkon që të paguajnë detyrimin e taksës vjetore që i takon pronarit të mjetit (mjetet janë në pronësi të Drejtorisë së Tatimeve).

Bashkëngjitur shkresës është dhe lista e debitorëve në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me llojin e automjeteve dhe targat e tyre.

Disa automjete kanë detyrime të papaguara edhe për vitet 2011-2012, por pjesa më e madhe e taksave të papaguara i përkasin periudhës 2015-2016.
Pasi është marrë shkresa, inspektori i sektorit të administratës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka urdhëruar drejtoritë debitore që të marrin masa urgjent për shlyerjen e detyrimit të taksës së qarkullimit.

1

2

3

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button