☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 102.10 ▲2.2%
ARI 4,051 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,117 ▲ +1.54% ETH $2,362 ▲ +1.96% XRP $1.3293 ▲ +1.97% SOL $102.4200 ▲ +2.3%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.10 ▲2.2 % ARI 4,051 ▼0.57 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 102.10 ▲2.2 % ARI 4,051 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Lartë varros “21 Janarin”; rrëzon rekursin e prokurorisë

Pasi e mbajti 3 vjet në dhomë këshillimi, Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila këmbënguli  edhe në shkallën e fundit të gjyqësorit për 21 Janarin, dënimin me 23 vjet burgim për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon.
Por deri të hënën pasdite, vendimi nuk ishte dorëzuar ende i zbardhur në Sekretarinë e Gjykatës, ndërsa informacioni nuk konfirmohet zyrtarisht. Kolegji Penal i gjykatës supreme është mbledhur të premten dhe vendimi duket se është marrë të hënën paradite, duke rrëzuar rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme.
Kolegji Penal, i përbërë nga Edmond Islamaj, Artan Zeneli, Aleksandër Muskaj, Guxim Zenelaj dhe Shkëlzen Selimi lë kështu në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit Tiranë. Vendimi i Apelit u dha në vitin 2013 dhe dha dënimin me një vit burgim për ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe dënimin me 3 vjet burgim për ish-gardistin Agim Llupo.
Ndërkohë, shoferi i ish-komandantit, Margarit Kume u shpall i pafajshëm. Për 21 Janarin prokuroria humbi nga njëra shkallë e gjyqësorit në tjetrën, ndërsa humbja e sotme shënon mbylljen përfundimtare në sistemin gjyqësor të kësaj çështjeje të rëndë kriminale dhe me prapavijë politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.