Ekonomia

Zv/kryeministri Peleshi përuron rrugën Balëz – Letan në Elbasan

1301-Zevendeskryeministri-Niko-Peleshi-Foto-ATSH--525x350Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini dhe deputetja Evis Kushi, peruruan sot përfundimin e punimeve të rrugës Balëz – Letan, në komunën Bradashesh të Elbasanit, një zonë e njohur për potencialin e saj turistik dhe bujqësor.

Në një takim me banorë të fshatit Letan, Zv/kryeministri diskutoi mbi përfitimet që do të sjellë për këtë zonë reforma administrative territoriale duke shtuar fondet, por edhe duke mundësuar hartimin e projekteve më ambicioze si pasojë e krijimit të bashkive më të mëdha.

“Sot jemi një ditë mbas një ngjarje shumë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, që është Reforma Territoriale Administrative. Tani do kemi bashki më të mëdha, më të fuqishme, me kapacitete më të shtuara, por edhe me më shumë para dhe fonde, edhe nga qeveria, por edhe shumë fonde që çlirohen nga kursimet e reformës”, tha Peleshi.

Zv/kryeministri u ndal gjatë bisedës edhe tek disa prej mekanizmave kryesore që ka në shërbim të zhvillimit të rajoneve qeveria shqiptare si dhe tek një instrument i ri që do t’u vijë në ndihmë bashkive të reja për të shtuar kapacitetet e tyre projektuese. “Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Fondi Zhvillimit të Rajoneve janë dy mekanizma të qeverisë për të mbështetur zhvillimin lokal. Këtë vit ne e rritëm shumë mbështetjen për qytetet. Të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë, në zonat me potencial turistik, në total u investuan nga qeveria 100 milionë dollarë këtë vit. Të dy këto organizma do të jenë akoma më të fuqishme tani me bashkitë e reja. Një nga problemet që kanë bashkitë tona janë kapacitetet për projekte. Duke filluar nga buxheti i këtij viti ne do të hapim një llogari për secilën prej 60 e ca bashkive të reja tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të financuar projektimin”, theksoi zv/kryeministri Peleshi.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, u shpreh po ashtu optimist për ndikimin e reformës tek zhvillimi i zonave rurale dhe urbane. “Ajo që u bë me këtë reformë administrative shpresoj që do të japë një impuls shumë të madh. Nuk është thjesht një bashkim mekanik, për mua që kam qenë partizan i kësaj pune, por shpresoj që do të kemi edhe decentralizimin e kompetencave dhe do të japë një zhvillim shumë të madh”, tha Sejdini.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button