Ekonomia

Ministria e Bujqësisë intensifikon bashkëpunimin me ekspertët izraelitë

eksperti-izraelit1-466x350Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave dhe Ambasada e Republikës së Izraelit në Tiranë, po intensifikojnë bashkëpunimin duke shtuar vizitat e ekspertit të mirënjohur izraelit në fushën e bujqesise, Giora Tesler, në përzgjedhjen e avantazheve të zhvillimit të këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë së vendit.

Tashmë janë bërë të shpeshta shkëmbimet e vizitave të punës mes ekspertëve shqiptarë dhe izraelitë si rrjedhojë e marrëveshjes mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ambasadës së Izraelit, nën kujdesin e vazhdueshëm të Ambasadorit David Cohen, për realizimin e takimeve direkte me fermerë, institucione publike dhe organizata jofitimprurese në fushën e agrobiznesit, në zona të ndryshme të Shqipërisë, duke evidentuar problematikat dhe sugjeruar zgjidhjet e mundëshme nëpërmjet asistencës teknike, trainimit dhe demonstrimit.

Ministria e Bujqësisë tashmë ka hartuar strategjinë e zhvillimit të këtij sektori duke përzgjedhur prioritetet që përkojnë përgjithësisht me idetë e zhvillimit të sugjeruara nga eksperti i bujqesisë nga Izraeli. Në këto takime është theksuar veçanërisht rëndësia e bashkëpunimit midis hallkave që përbëjnë trekëndeshin e artë Qeveri – Shkencë e Shërbim Këshillimor – Fermer ose Prodhues, ku roli i secilës palë është i pazëvendësueshem e kur koordinohen mire arrihen rezultate të larta siç tregon dhe eksperienca e shtetit Izralit, lider në bote për sektorin e bujqesisë duke demonstruar rezultate të larta e rekorde të pa arritshme.

E3

Eksperti Tesler shprehet se, Shqiperia paraqet disa avantazhe për investitoret e huaj dhe sidomos nga Izraeli, pasi është një vend i vogël, një portë e hapur afër tregut europian dhe si një kryqezim në detin e Mesdheut që konsiderohet si “autostrada” kryesore e shkëmbimit të mallrave në botë, një vend në zhvillim ku me siguri bujqesia do të ketë një rol të rëndësishëm. Gjatë ditëve të fundit, grupi i ekspertëve të bujqësisë zhvilloi takime me grupe fermerësh në qytetin e Korçës, që prodhojnë fidanë pemësh frutore dhe sidomos të mollëve, si dhe fermerë që kanë krijuar plantacione të njohura për teknologjinë intensive dhe organizimin derin në ruajtje për tregun e brendshëm e të jashtëm.

Këto zhvillime të sukseshme të teknologjive, aplikimeve e iniciativave të sipërmarrësve e fermerëve të kualifikuar korcarë, kanë bërë që nga një vend importues i frutave e perimeve, sidomos nga Maqedonia, të bëhet një vend eksportues i frutave si mollë qershi, dardha, ose perimeve si qepë e patate etj.

Eksperti Tesler, në këto vizita shprehu mirënjohjen për pritjen e organizuar dhe informacionin mbi ecurinë e bujqësisë ndërsa tregoi interes për të qënë pranë këtij zhvillimi, edhe sipërmarrja izraelite në zbatimin e metodave e teknologjive moderne. Ai permendi disa fusha të rëndësishme ku vendi i tij është lider në botë si, ujitja me pika që përdoret me efikasistet e rendiment tek bimet, serat moderne, farat e fidane të përmiresuar e prodhimtari të lartë, raca kafshesh e shpendesh me potencial të lartë prodhues, teknologji moderne për vjelje e përpunim etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button