Sporti

Manchester United në krye të skuadrave që kërkojnë Shaqirin

xherdan-shaqiri1Skuadra e Manchester United po sulmon shumë ditët e fundit dhe është në krye të listës së ekipeve që kërkojnë të blejnë të drejtat e lojtarit shqiptar me shtetësi zvicerane,. Xherdan Shaqiri.

Siç bën të ditur shtypu britanik, “Djajtë e Kuq” rivalizojnë Liverpoolin në garën për nënshkrimin e kontratës me lojtarin nga Kosova, teksa kanë bërë gati një shumë prej rreth 20 milionë eurosh për ta transferuar atë nga Bayerni.

Megjithatë, Shaqiri pritet që këtë javë ta përcaktojë të ardhmen e tij, duke biseduar edhe me krerët e skuadrës bavareze. Ndërkaq, edhe Juventusi është konkurrent tjetër, i cili po kërkon me ngulm shërbimet e lojtarit me origjinë nga Gjilani.

Xherdan Shaqiri është një nga mesfushorët e talentuar dhe ra në sy sidomos gjatë botërorit të Brazil 2014 ku spikati si lider i padiskutueshëm i përfaqësueses së Zvicrës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button