Home / Teknologji / Facebook, nën akuzë për njëanësi politike

Facebook, nën akuzë për njëanësi politike

Flluska e filtrave të “Facebook”-ut plasi me njoftimet se, ish-punonjës të kompanisë kanë manipuluar përmbajtjen e informacioneve, duke përjashtuar nga publikimi në këtë faqe artikuj me prirje konservatore.

Senatorët republikanë kërkuan një ditë më parë, shpjegime mbi menaxhimin e të dhënave, të cilin e përshkruajnë si “penalizues”.

Në një letër dërguar kryetarit dhe drejtorit ekzekutiv të “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg, John Thune i Dakotës së Jugut kërkoi të dinte se kush vendoste në kompani, se cilët artikuj përfshihen në seksionin me lajmet më të diskutuara, çfarë trajnimi u bëhet punonjësve dhe nëse firma po shqyrton çfarë masash të marrë për t’i vënë përgjegjësit para përgjegjësisë.

“Facebook-u duhet t’iu përgjigjet këtyre akuzave të rënda e t’i bëjë personat përgjegjës të përgjigjen nëse në shpërndarjen e lajmeve ka pasur njëanësi politike”, tha John Thune.

Sipas njoftimeve të medias, punonjësit kanë përjashtuar artikuj që i kanë konsideruar si “jo shumë të besueshme” nga lista e atyre që gjenerojnë më shumë interes. Tom Stocky, zv.president i “Facebook”-ut tha se, kompania “nuk kishte gjetur të dhëna që të vërtetonin se akuzat anonime ishin të vërteta”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: