Kronika

Gjykata Kushtetuese rrëzon kufizimin e aksioneve në televizionet kombëtare

Sot, Gjykata Kushtetuese ka votuar pro kërkesës së Shoqatës së Mediave elektronike të Shqipërise për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të paragrafit 3 të nenit 62 të ligjit për mediat. Ky nen kufizonte pronësinë në televizione kombëtare deri në 40 përqind, duke shkaktuar vështirësi në ushtrimin e aktivitetit ekonomik të këtyre shoqërive tregtare. Ky kufizim bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe lirinë ekonomike të parashikuar në të. Gjithashtu, ky kufizim absurd i ligjit shqiptar nuk ekzistonte as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe as neë shtetet e Europës si Anglia, Gjermania, Italia, Greqia, Spanja, Belgjika, Hollanda dhe në asnjë vend tjetër të Ballkanit përfshirë dhe Kosovën, e cila ka legjislacionin më të ri në Europë dhe që është përgatitur nga europianët.
Pak muaj më parë parlamenti mori iniciativë ta shfuqizojë këtë nen, por ai u bllokua nga Kryetari i komisionit të Medias, Genc Pollo. Pas këtij bllokimi, kryetari i shoqatës së mediave elektronike të Shqipërisë, zoti Aleksandër Frangaj, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për shpallje si antikushtetues të këtij kufizimi. Edhe në Gjykatën Kushtetuese përpjekjet e Pollos nuk pushuan, së bashku me 2 anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke dërguar letra me qëllim mospranimin e kërkesës së shoqatës së mediave, por atë që Genc Pollo e arriti në Kuvend nuk ka mundur ta arrijë në gjykatë.
I pyetur pas këtij vendimi, kryetari i shoqatës, Aleksandër Frangaj tha: “Nga sot, me këtë ndryshim që bëri Gjykata Kushtetuese, Ligji për Median në Shqipëri, sa i përket pronësisë, është identik me ligjet e mediave në shtetet  më të mëdha dhe më demokratike në botë. Gjykata Kushtetuese doli mbi inatet dhe qëndrimet e vogla të një njeriu të vogel si Genc Pollo”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button