☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.95 ▲2.05%
ARI 4,065 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,406 ▲ +2.14% ETH $2,368 ▲ +2.49% XRP $1.3282 ▲ +2.36% SOL $102.5600 ▲ +2.83%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.95 ▲2.05 % ARI 4,065 ▼0.25 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.95 ▲2.05 % ARI 4,065 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Çfarë do bëhet me Bashkinë e Peshkopisë, ja procedura për zgjedhjet e reja

Nëse nuk është dakord, Shukri Xhelili ka 15 ditë kohë për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë që e shkarkoi atë nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë pas video-skandalit që shpërthue një ditë më parë.

“Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet”, thuhet në nenin 115 të kushtetutës.

Në kushtet kur kryebashkiaku i shkarkuar nuk e ankimon vendimin, atëherë Presidenti i Republikës cakton datën për mbajtën e zgjedhjeve të reja në këtë bashki nga ku del kryetari i ri.

Sipas nenit 10 të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar, zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese. Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit.

Qeveria mori vendimin për të shkarkuar nga detyra Shukri Xhelilin pasi ky i fundit u denoncua përmes një video se ofronte punë në Bashkinë e Peshkopisë në këmbim të favoreve seksuale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.