Kronika

Pezullim nga detyra për Androkli Kokthi, tjetër rast favorizim biznesi

Në një tjetër seancë gjyqësore, për një tjetër çështje, Gjykata ka vendosur pezullim nga detyra për drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi.
Ai dyshohet nga prokuroria e Tiranës se ka ulur ndjeshëm detyrimin financiar, që duhej të paguante në favor të shtetit kompania e naftës “Fullpet”.
Ndaj kompanisë “Fullpet”, Prokuroria e Tiranës është duke zhvilluar hetim lidhur me përfshirjen në një skemë mashtruese financiare. Gjatë veprimeve hetimore, Njësia Task-Force e Prokurorisë së Tiranës ka konstatuar, ndër të tjera, se në vitin 2014, administrata tatimore, e konkretisht nën drejtimin e të dyshuarit Kokthi, i ka bërë një përllogaritje të gabuar detyrimeve që “Fullpet” kishte ndaj shtetit.
Pas hetimeve, prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se kjo shmangie financiare është realizuar nën ndikimin e drejtorit të drejtorisë rajonale Tiranë, Kokthi.
Kokthi vazhdon të jetë person në hetim nga prokuroia dhe për rastin tjetër, atë të favorizimit të një firme pjesësh këmbimi për t’iu shmangur detyrimeve tatimore. Për këtë rast, pak kohë më parë Gjykata e Lartë vendosi masën detyrim paraqitje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button