☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.00 ▲1.1%
ARI 4,065 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,920 ▲ +0.79% ETH $2,356 ▲ +1.15% XRP $1.3368 ▲ +2.27% SOL $101.6200 ▲ +0.77%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.00 ▲1.1 % ARI 4,065 ▼0.23 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.00 ▲1.1 % ARI 4,065 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Mbledhja e BERZH- Sejko, takime me personalitetet e fushës financiare

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër zhvilloi takimin vjetor me temë “Të influencojmë ndryshimin – 25 vitet në vijim”, ku ishte i pranishëm edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë mbledhje, zyra e shtypit e BSH-së njoftoi se Guvernatori Sejko zhvilloi disa takime të rëndësishme me personalitetet më të njohura të fushës financiare ndërkombëtare.

Gjatë takimeve, Sejko i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare, duke u ndalur në perspektivën e rritjes ekonomike, si dhe në zhvillimet e sektorit bankar.

Guvernatori falënderoi përfaqësuesit e BERZH-it për kontributin e rëndësishëm dhe mbështetjen konkrete me investime financiare në fusha kyçe të ekonomisë së vendit tonë dhe i ftoi të vazhdojnë të vlerësojnë potencialet që ofron Shqipëria.

Referuar njoftimit zyrtar, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e Bankës së Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, përfaqësuesit e BERZH-it falënderuan Guvernatorin për bashkëpunimin e deritanishëm institucional si dhe diskutuan lidhur me projektet e ardhshme në fushën e sistemit financiar dhe më gjerë. Philip Bennet, Zëvendëspresident i Parë dhe Drejtori Kryesor Operacional i BERZH-it, vlerësoi potencialet e vendit dhe shprehu angazhimin për rritjen e bashkëpunimit në fusha me interes të veçantë për Shqipërinë si energjia, agroindustria, etj.

Në përfundim, Guvernatori Sejko ndoqi dhe punimet e tryezës së Ministrave të Financave të Ballkanit Perëndimor me temë “Ballkani Perëndimor si një destinacion investimi – Perspektiva Rajonale”, ku Shqipëria u përfaqësua nga zëvëndësministri i Financave, Erjon Luçi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.