Home / Moda / 11 shprehje nga Coco Chanel

11 shprehje nga Coco Chanel

Coco-Chanel.jpgartikullCoco Chanel i dha formë modës për gratë kudo në botë. Falë dizenjimeve të saj inovative, veshjet e grave u shndërruan në pjesëza estetike, ndryshe nga veshjet kufizuese në deri në Luftën e Parë Botërore. Ajo filloi bisedën e çfarë të veshim dhe si- një bisedë që gratë vijojnë ta mbajnë gjallë.

“Veprimi më i guximshëm është ai i të menduarit për veten. Me zë të lartë!”

“Luksi duhet të jetë i rehatshëm, përndryshe nuk është luks.”

“Një vajzë duhet të jetë 2 gjëra: kush dhe çfarë ajo dëshiron.”

“Keni vetëm një jetë; do ishte më mirë të ishit argëtues.”

“Nuk jam e re, por ndihem e re. Ditën që do të ndihem plakë, do shkoj në shtrat dhe do të rri atje. Mendoj se të jetosh është diçka e mrekullueshme.”

“Moda ka dy qëllime: rehati dhe dashuri. Bukuria vjen kur moda ia arrin qëllimit.”

“Ngjyra më e bukur në botë është ajo që ju përshtatet ju më mirë.”

“Thjeshtësia është çelësi kryesor i elegancës së vërtetë.”

“Vishuni keq dhe do mbajnë mend fustanin; vishuni shkëlqyer dhe do të mbajnë mend gruan.”

“Me qënë se gjithçka është në kokat tona, do të ishte mirë të mos i humbisnim ato.”

“Moda nuk është diçka që ekziston vetëm tek veshjet. Ajo është në qiell, në rrugë; moda ka të bëjë me idetë, me mënyrën e jetesës, me atë që po ndodh.”

Burimi: Anabel

Leave a Reply

Your email address will not be published.