Ekonomia

Porti i Durrësit, rreth 500 turistët amerikanë mbërrijnë me kroçerë

Në kalatën 5 të portit të Durrësit u ankorua kroçera “Seven Seas Navigator”, me 492 turistë nga SHBA në bord. Anija me flamur të ishujve Bahamas është kroçera e pestë që ka mbërritur që nga fillimi i sezonit turistik në Durrës.
13 autobuzë të agjencive turistike u nisën drejt qyteteve të Beratit, Krujës
dhe Tiranës, ndërsa një grup i madh turistësh do të vizitojnë gjatë ditës qendrat muzeale dhe arkeologjike të qytetit të Durrësit.

Kroçera “Seven Seas Navigator” po kryen një lundrim turistik në detet Adriatik dhe
Jon. Ajo është nisur natën e kaluar nga porti i Dubrovnikut (Kroaci) dhe do
të niset nga Durrësit drejt Zakynthosit (Greqi). Kroçera “Seven Seas Navigator” ka gjatësi 173 metra dhe gjerësi 25 metra.

Që nga fundi i muajit mars në portin e Durrësit janë ankoruar edhe kroçerat “MS
Berlin”, “Prinsendam” dhe “Thomson Celebration”. Gjatë këtij viti numri i përgjithshëm i kroçerave në portin e Durrësit pritet të arrijë në 22. Në 2015 në Durrës kanë mbërritur 12 kroçera dhe velierë luksozë me 8227 turistë gjithsej

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button