☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,039 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,107 ▼ -1.03% ETH $2,325 ▼ -0.89% XRP $1.2903 ▼ -1.99% SOL $100.3900 ▼ -1.55%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,039 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Negociatat e ndërkombëtarëve, Lu tek Berisha, Vlahutin tek Xhafaj

Përjashtimi me 10 ditë nga Parlamenti i ish-kryeministrit Berisha  ka ndërprerë komunikimin dypalësh për një takim Rama-Basha, por nuk ka ndërprerë përpjekjen e ambasadorëve për të gjetur një kompromis për reformën në drejtësi.
Ambasadori amerikan Donald Lu ishte në zyrën e Sali Berishës në një takim kokë më kokë për ta njohur ish-kryeministrin me bisedimet që po kryhen mes mazhorancës dhe opozitës për të votuar amendamentet kushtetuese, siç thuhet në njoftim, brenda afatit të përcaktuar.
Ky afat është fundi i muajit qershor dhe siç shprehet Sali Berisha kompromisi mes palëve është plotësisht i mundshëm. Në njoftim nuk thuhet asgjë tjetër për reformën në drejtësi, sepse zoti Berisha është përqendruar tek ajo që e quan “mungesë të vullnetit të Edi Ramës për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit”.
Megjithatë,  Partia Demokratike, duke përfshirë edhe Sali Berishën, këmbëngul se kompromisi gjendet duke marrë parasysh draftin e opozitës për thjeshtimin e arkitekturës së sistemit dhe heqjen dorë nga kapja politike nëpërmjet shumicës parlamentare  prej 3/5-ve.
Paralelisht me takimin e ambasadorit Lu në zyrën e Sali Berishës, ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vllahutin ishte në zyrën e kryetarit të Komisionit të Reformës në Drjetësi, Fatmir Xhafaj.
Një provë më shumë se, pavarësisht bojkotit të opozitës, këto 10 ditë mund të jenë vendimtare për të ardhmen e reformës në drejtësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.