Rajoni

U formua Acibadem City Clinic – grupacioni më i madh shëndetësor në Bullgari

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës konfirmoi marrëveshjen e Acibadem për marrjen e spitalit Tokuda dhe bashkimin me City Clinic. Më këtë zyrtarisht u formua grupacioni më i madh për mbrojtjen shëndetësore me një pozitë udhëheqëse në treg.

Në një ceremoni zyrtare, është nënshkruar marrëveshja për formimin e grupacionit më të madh shëndetësor. Ky zinxhir i spitaleve do të ketë një pozitë udhëheqëse në tregun e Bullgarisë. Grupacioni shëndetësor Acibadem, së bashku me filialin e saj në Maqedoni Acibadem Sistina, e morën spitalin Tokuda në Bullgari sëbashku me filialet e saja dhe njëkohësisht u bashkuan me City Clinic. Grupacioni i ri shëndetësor do ta mbajë emrin Acibadem City Clinic.

Marrëveshjen u nënshkrua personalisht nga Z. Mehmet Ali Ajdinllar, Kryetari dhe Drejtori Ekzekutiv i Acibadem-,Z. Ilian Grigorov, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i City Clinic, Z. Angel Angelov, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të City Clinic, Z. Artur Stern, përfaqësuesi zyrtar i Dr. Torao Tokuda dhe Z. Jordan Kamcev, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”.

Z.Ilian Grigorov u emërua Drejtor Ekzekutiv i Acibadem City Clinic, i cili më parë e ka mbajtur të njëjtin pozitë në City Clinic. Z. Mehmet Ali Ajdinlar do të jetë Kryetar i Bordit të Drejtorëve.

Si pjesë e strategjisë për zhvillim, janë planifikuar investime të reja në ndërtimin e objekteve të reja. Fokusi kryesor do të vihet në onkologji, sëmundjet kardiovaskulare, neurologji, gjinekologji, obstetrikë dhe pediatri.

Pritet zbatimi i teknologjive të reja dhe shërbimeve klinike:

• Kujdesi i nënave dhe fëmijëve

• Gamma knife si një shërbim shtesë në mundësitë për trajtimin e sëmundjeve malinje në onkologji

• Da Vinci robot dhe programi për operacionet robotike

• Qendra shkencorë për trurin dhe formimi i qendrës së specializuar për goditje në tru sipas modelit të qendrave të ngjashme udhëheqëse në botë.

• Qendra për transplantim, etj.

Z.Mehmet Ali Ajdinlar, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Acibadem City Clinic dhe Kryetar dhe Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Acibadem, u shpreh:

“Marrëveshja është në përputhje me strategjinë e Acibadem të fokusohemi në zhvillimin e mëtejshëm të tregjeve kryesore në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në rajonin e Gadishullit Ballkanik. Duke njohur nevojën për mbrojtje shëndetësore me cilësi të lartë dhe me teknologji të avancuar, kjo marrëveshje është mjaftë e rëndësishme për Acibadem. Brendi i njohur botëror Acibadem ka procese klinike tepër të zhvilluara, udhëheqje precize dhe qasje operative. Duhet të shënohet bashkimi i këtyre katër spitaleve që do ta bëjnë Bullgarinë një vend lider në rajon, duke ofruar nivelin më të lartë të mbrojtjes në fushën e shëndetësisë.

Z.Jordan Kamcev, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Acibadem Sistina, u shpreh si mëposhtë:

“Në Sofje u nënshkrua marrëveshja për shit-blerje, për themelimin e grupacionit më të madh mjekësor në Republikën e Bullgarisë, ku së bashku me Acibadem, AFC dhe City Clinic, ne morëm pesë spitale në Republikën e Bullgrarisë, përkatësisht spitali Tokuda dhe katër spitalet nga City Clinic, nga të cilat dy në Sofje dhe nga një në Varna dhe Burgas. Me këtë në hartën e Ballkanit jemi poyicionuar si operatorët më të mëdhenj në biznesin privat mjekësor. Më parë u krye marrëveshja, ndërsa tani u realizua pas marrjes së të gjitha miratimeve të nevojshme nga institucionet në Republikën e Bullgarisë.

Roli i “Acibadem Sistina” është shumë i rëndësishëm dhe do të jemi pjesë e mbështetjes teknike për stafin e mesëm mjekësor dhe do të ndihmojmë në realizimin dhe zbatimin e çështjeve administrative që tanimë në Shkup janë përfunduar nga Sistina dhe Acibadem. Në periudhën e ardhshme, “Acibadem Sistina” do të jetë qendra e trajnimit. Për ne është një kënaqësi e veçantë, sepse e gjithë përvoja jonë tani do të mund të implementohet në sistemin shëndetësor të Bullgarisë. Pacientët maqedonas do të kenë qasje në shërbimet të cilat nuk janë prezente në Shkup por në Bullgari, nëpërmjet Acibadem Sistina do të mund të marrin shërbim i shpejtë si dhe një çmim më të mirë.

Cilësia e pajisjeve, teknologjia bashkëkohore dhe ekipi i mjekëve me përvojë në Qendrën onkologjike të City Clinic, e bën atë një nga spitalet onkologjike më bashkëkohore në Evropë. Mendoj se kjo sinergji që duhet të krijohet midis nesh dhe midis spitaleve në Bullgari sigurisht do të ndikojë në mënyrë shumë pozitive për një pjesë të madhe të pacientëve të Maqedonisë“

Për City Clinic

City Clinic është zinxhiri kryesor i spitaleve të themeluar në vitin 2010 me spitalet në Sofje, Varna dhe Burgas. City Clinic përfshin tre spitale dhe tre qendra ambulatore mes tyre është edhe spitali që ka marrë akreditimin nga Joint Commission International. Pas hapjes së qendrës së re për kancer, City Clinic dominon në tregun në Bullgari edhe për sëmundjet kardiovaskulare dhe malinje, duke integruar cilësinë e lartë të shërbimeve klinike me cilësi të lartë klinike me edukim dhe hulumtim.

Për Tokuda

Spitali Tokuda është spitali më i madh privat në Bullgari, duke përfshirë Spitalin e përgjithshëm me 550 shtretër, Qendra mjekësore ambulatore, Qendra për hulumtime klinike, Shtëpi e pleqve, të vendosura në të njëjtin vend në Sofje. Ky spital para pak kohë është akredituar nga Joint Commission International. Spitali u hap në vitin 2006 si spital i parë privat në pronësi të një investitori të huaj në Bullgari – me 100% investim japonez. Sipërfaqja e përgjithshme e spitalit është 52,000 metra katrorë (përfshin 37 reparte dhe 23 salla operative) që siguron trajtim plotësisht të integruar në pothuajse të gjitha fusha mjekësore.

Për grupacionin shëndetësor Acibadem

Grupacioni shëndetësor Acibadem, i themeluar në vitin 1991, është një nga grupacionet udhëheqëse shëndetësore private për diagnostikimin dhe trajtimin në Turqi. Ajo posedon 18 spitale (duke përfshirë edhe një në Maqedoni dhe një spital duke e udhëheq në mënyrë administrative në Irak), 13 qendra mjekësore dhe kompanitë për aktivitete të tjera mjekësore. Në kuadër të Grupacionit shëndetësor Acibadem punojnë më shumë se 18.000 të punësuar dhe 3.100 mjekë.

Që nga formimi i saj, Acibadem është në rritje të vazhdueshme, duke u bërë emri më i famshëm dhe më i rëndësishëm kur bëhet fjalë për shërbimet shëndetësore, jo vetëm në Turqi, por edhe në nivelin ndërkombëtar. Në vitin 2012, Acibadem u bë anëtarë i zinxhirit global IHH (Integrated Healthcare Holdings). IHH udhëheq aktiviteteve shëndetësore të integruara me një pozitë udhëheqëse në tregun e Singaporit, Malajzisë dhe Turqisë. IHH punon dhe investon në Kinë (me përjashtim të Hong Kong-ut, Makaos dhe Tajvanit), Indi, Vietnam, Maqedoni, Brunei dhe EBA.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button