Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,082 ▼ -0.05% ETH $2,188 ▲ +0.42% XRP $1.4140 ▲ +0.51% SOL $86.3700 ▲ +0.05%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Kronika

Moti i keq, probleme në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë

Gjatë orëve të fundit mbi vendin tonë ka patur reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.
Shtabet e Emergjencave në qarqe janë në gadishmëri dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke ndjekur nga afër të gjithë situatën, ku më problematike paraqitet në qytetin e Tiranës, Lezhës, Vlorë dhe Shkodër.

QARKU TIRANË

Në të gjithë qarkun e Tiranës ka patur reshje intensive shiu të shoqëruara me shtrëngata. Shirat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen normale të qytetarëve në qytetin e Tiranës. Zonat më problematike që kanë prezencë të rritur të ujit janë tek Muzeu Kombëtar, “Misto Mame”, Qafë Kashar dhe në qytetin e Kamzës.Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, ne nje mesazh ne rrjetet sociale u ben apel qytetareve qe per çdo nevoje te telefonojne ne numrin unik te emergjencave 112

QARKU VLORË

Në qytetin e Vlorës ka patur reshje intensive pas mesnatës dhe deri në orët e para të mëngjesit. Reshjet kanë krijuar probleme në nënstacionin elektrik të Skelës dhe në zonën prapa Universitetit “Ismail Qemali”. Në të gjithë rrugët e qytetit ka patur prezencë të ujit, ku situata më problematike ka qenë në rrugën ‘’Transballkanike’’. Aktualisht, situata është drejt përmirësimit për shkak të uljes së intesitetit të reshjeve.

QARKU SHKODËR

Për shkak të reshjeve intensive që kanë rënë gjatë natës dhe sot në mëngjes, në Qarkun e Shkodrës ka patur disa probleme në infrastrukturë. Më problematike ka qenë situata te ura Tamarrë-Koplik (në ndërtim e sipër) dhe Ura e Buklit. Të dy këto ura janë dëmtuar plotësisht. Një banesë në Vukël, Njësia Administrative Tamarrë, është përmbytur dhe familja është evakuuar për shkak të rrezikut nga përmbytja.

QARKU LEZHË

Në shumë rrugë të qytetit të Lezhës për shkak të reshjeve të dendura të shirave ka patur prezencë të ujit, duke krijuar probleme në katet e para të pallateve, sidomos në disa banesa dhe biznese. Hidrovoret në të gjithë qarkun punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk kanë patur ndërprerje të energjisë elektrike. Në tokat bujqësore të rrethit të Lezhës dhe Kurbinit nuk ka patur probleme me përmbytjet. Ndërkohë, nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.