Home / Kuriozitete / Zanat ekzistojnë, ja fotot e tyre

Zanat ekzistojnë, ja fotot e tyre

zanaNjë profesor në universitet në Angli, John Hyatt ka bërë një zbulim të pabesueshëm këto kohët e fundit. Ai ka arritur të fotografojë disa zana, të cilat fluturonin në hapësirat e fushave në Britaninë e Madhe. Fotot e tij janë publikuar për të bindur edhe më skeptikët dhe dyshuesit për ekzistencën e këtyre krijesave, pavarësisht se perceptimi për to mund të jetë i ndryshëm. Jon, i pasionuar pas fotografive të natyrës, ndodhej në një fushë në Angli, kur arriti të dallojë këto krijesa të mrekullueshme. “Janë foto të vërteta dhe nuk kam përdorur fotoshop. Nuk janë aspak të ngjashme me insekte të tjera si mizat apo mushkonjat. Jam i bindur se janë zana”, ka thënë John. Fotot e tij janë vendosur në një ekspozitë, në mënyrë që tu jepet të gjithëve mundësia për t’i parë. “E kuptoj se është shuam e vështirë ta besoni  një gjë të tillë, pasi edhe unë vet nuk besoj asnjë gjë që nuk arrij ta shikoj me sytë e mi, por ju siguroj se këto gjallesa ekzistojnë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: