Home / Europa / BQE: Brexit, rrezik për rritjen ekonomike

BQE: Brexit, rrezik për rritjen ekonomike

Një “Brexit” i mundshëm përbën rrezik për rritjen e Eurozonës. Kështu ka deklaruar Banka Qendrore Europiane në buletinin e saj.

Në dokument thuhet se, “rreziqet për një rënie të ekonomisë janë ende të lidhura me ecurinë e ekonomisë botërore, me rrezikun që sjell referendumi për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar në Europë dhe rreziqe të tjera gjeopolitike”.

Vetë rritja angleze, vijon dokumenti, është tej mase e kufizuar nga pasiguria që rrethon referendumin. Vlerësimet e fundit të BQE flasin për një rritje prej 1.6 për qind në 2016, 1.7% në 2017 dhe po aq në 2018.

Sasia lehtësuese e parave që BQE po injekton në financat e BE-së po ndihmon ekonominë, ndërsa një stimul i mëtejshëm pritet të vijë nga masa të tjera që duhet ende të zbatohen.

Megjithatë, këshilli drejtues i bankës do të ndjekë me vëmendje ecurinë e perspektivave për stabilitetin e çmimeve dhe, nëse do të jetë e nevojshme për arritjen e objektivit, do të veprojë duke u bazuar në të gjithë instrumentet e parashikuara në mandatin e saj – vijon më tej buletini i BQE-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: